BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Mjekët shqiptarë kërkojnë të rritet numri i testeve dhe të shmangen grupimet

Ish ministri shqiptar i Shëndetësisë, anesteziologu i njohur dhe profesori universitar, Tritan Shehu, vlerësoi se pothuaj asgjë nuk ka funksionuar në shtet në luftën me Kovid-19 dhe se gjithçka është shumë më keq se në fillim të pandemisë.

Tiranë, 2 gusht 2020 (MIA) – Ish ministri shqiptar i Shëndetësisë, anesteziologu i njohur dhe profesori universitar, Tritan Shehu, vlerësoi se pothuaj asgjë nuk ka funksionuar në shtet në luftën me Kovid-19 dhe se gjithçka është shumë më keq se në fillim të pandemisë.

“Sot, në këtë situatë të vështirë, unë nuk shoh strategji. Qeveria e ndryshoi rolin, u bë predikues. Roli i saj nuk është të predikojë, por të organizojë mbrojtje shëndetësore dhe të zbatojë masat e domosdoshme dhe aktivitete në interes të shëndetit të popullatës. Kjo është detyrë e Qeverisë. Pothuaj asgjë nuk funksionon. Fakt është se gjithçka është më keq se në fillim të pandemisë”, deklaroi Shehu në një emision në televizionin “Ora Njuz”.

Sipas tij, edhe më tej Shqipëria është vendi i fundit në Evropë sipas numrit të testeve të bëra në ditë.

“Duhet të bëjmë minimum 2.500 teste në ditë. Kjo është nevoja që Shqipëria e ka sot. Përsëris, sot jemi në situatë shumë më të keqe dhe vazhdojmë pa masa reale dhe të vërteta, duke e udhëhequr vendin drejt periudhës së pasigurisë”, tha ai, duke apeluar edhe deri te popullata që ashpër t’i respektojë rekomandimet dhe të mos sillet si asgjë të mos ketë ndodhur.

Për shkak të numrit të madh të rasteve të reja, edhe një nga infektologët më të njohur shqiptarë, Tritan Kalo, dërgoi apel, para së gjithash deri tek popullata e re, që të shmangin grupime në plazhe dhe në kafene, sa është e mundur më shumë, pasi jo vetëm se e rrezikojnë shëndetin e tyre, por edhe të familjarëve të tyre.

Në Shqipëri dje u regjistrua rekord i ri negativ i rasteve të reja të të infektuarve me Kovid-19. Nga 505 teste të bëra, pozitivë rezultuan 120 persona, që është numri më i lartë i të infektuarve për 24 orë. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close