
Beograd, 21 korrik 2020 (MIA) – Një grup prej 350 mjekësh në Serbi, nën emrin “Të bashkuar kundër Kovid” me letër të hapur deri te Qeveria dhe institucionet tjera kompetente, distancohen nga Shtabi republikan i krizës për luftë kundër Kovid-19 dhe kërkojnë ndryshimin e tij, duke vlerësuar se Serbia gjendet në “katastrofë shëndetësore publike”.
Siç njofton televizioni N1, mjekët të cilët e kanë nënshkruar letrën e hapur, kërkojnë të formohet Shtab i ri krize, të hetohen akuzat për mbulimin e të dhënave dhe të ndërpritet “frikësimi dhe politizimi të cilët e shkelin dinjitetin personal të punonjësve shëndetësor”.
Mjekët në letër theksojnë se kanë vendosur të paraqiten në opinion “sepse nuk shohin zgjidhje tjetër për katastrofën e shëndetit publik në të cilin gjendet Serbia”, me rastin e epidemisë të koronavirusit, si dhe se betimin e Hipokratit dhe etika e përgjithshme i obligon në këtë.
“Lehtësimi i tërësishëm i masave restriktive në periudhën parazgjedhore (tubime, ndeshje,turniere, manifestime) ka sjell deri në humbjen e kontrollit ndaj situatës epidemiologjike dhe kjo në asnjë rast nuk mund të arsyetohet me motive profesionale”, vlerësuan mjekët.
Mjekët deklarojnë se “tërë kjo seriozisht e ka dëmtar sistemin shëndetësor dhe e kanë minuar besimin dhe qytetarëve dhe punonjësve shëndetësor, dhe për këto arsye ato dun të distancohen nga Shtabi republikan i krizës për luftë lundër Kovid-19”.
Nënshkruesit e letrës së hapur kërkojnë edhe hetim të pavarur nëse të dhënat janë fshehur qëllimisht dhe konfirmimi i përgjegjësisë për këtë. ob/sn/