Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Mjegulla e përhershme në Tetovë arsye për koncentrim të rritur të grimcave PM10 në Tetovë

 Që në janar Tetova kaloi 15 ditë me  koncentrim mesatar ditor të rritur  të grimcave helmuese  PM 10,  edhe pse në një vit kalendarik sipas standardeve shëndetësore botërore nuk duhet të ketë më shumë se 35 ditë me ajër të ndotur. Nga data 1 deri më 16 janar vetëm më 5 dhe 6 janar ka pasur  më pak se  50 mikrogramë të lejuar në metër kub nga dëmet e grimcave PM10. Kryesisht gjithë këto ditë të janarit  kushtet e pavolitshme të motit mjegulla dhe mungesa e erës është një nga arsyet e shumta të koncentrimit të grimcave  PM10 të jetë mbi kufijt e lejuar sqarojnë personat profesional. Nga ana tjetër në pjesët malore të Malit Shar dhe Kodrës së Diellit  ka situatë të kundërt - mot me diell dhe ajër i pastër.

Tetovë, 17 janar 2020 (MIA) – Që në janar Tetova kaloi 15 ditë me  koncentrim mesatar ditor të rritur  të grimcave helmuese  PM 10,  edhe pse në një vit kalendarik sipas standardeve shëndetësore botërore nuk duhet të ketë më shumë se 35 ditë me ajër të ndotur. Nga data 1 deri më 16 janar vetëm më 5 dhe 6 janar ka pasur  më pak se  50 mikrogramë të lejuar në metër kub nga dëmet e grimcave PM10. Kryesisht gjithë këto ditë të janarit  kushtet e pavolitshme të motit mjegulla dhe mungesa e erës është një nga arsyet e shumta të koncentrimit të grimcave  PM10 të jetë mbi kufijt e lejuar sqarojnë personat profesional. Nga ana tjetër në pjesët malore të Malit Shar dhe Kodrës së Diellit  ka situatë të kundërt – mot me diell dhe ajër i pastër.

“Gjatë kësaj periudhe kemi  një inversion të temperaturës e cila është e pranishme me paraqitjen dhe mbajtjen e mjegullës në pjesët e ulëta të fushëgropave ku ka temperatura të ulëta dhe më të larta në pjesët malore. Si pasojë e inversionit të temperaturave dhe mjegullës rritet koncentrimi i grimcave PM10  sepse nuk ka pastrim natyror. Nuk ka ventilim natyror përkatësisht nuk ka erë dhe për atë është afatgjate mbajtja e grimcave. Me atë përkeqësohet gjendja  dhe mjegulla shtyn e nuk i lejon grimcat PM10 të qarkullojnë. Inversioni i temperaturës është arsye  për “furnizimin” e grimcave PM10″, thotë dr. Vllatko Davidovski, specialist për ekologji shëndetësore pranë Qendrës për shëndet publik në Tetovë.

Në vitin 2019 Tetova kishte 88 ditë me ajër të pastër, 120 me të ndotur dhe 157 ishin pa të dhëna  sepse instrumenti për PM10/2.5 nga stacioni matës ishte  dërguar për kalibrim në Austri.  sa/

Back to top button
Close
Close