0_Maqedoni.PortalPolitikë

Mizrahi: Në vend se ta kritikojnë punën time, isha cak i sulmeve antisemitiste

Marrëdhëniet e përkeqësuara ndërnjerëzore, mungesa e vlerave, sistemi i rrënuar, fshehja e problemeve, qytetarë të dëshpëruar, punonjësit e frikësuar në MPPS, këto janë problemet në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Ende pa hyrë në ministri si gruaja e parë hebreje në historinë e Maqedonisë e emëruar për ministre në Qeveri, kam qenë cak i sulmeve antisemitiste nga njerëz që as nuk zgjedhin mjete, as mënyra e as fjalë. Kështu që në vend që të kritikonin punën time, ata kritikuan përkatësinë time fetare dhe kombëtare dhe më shënuan me një yll të verdhë

Shkup, 14 shkurt 2020 (MIA) – Marrëdhëniet e përkeqësuara ndërnjerëzore, mungesa e vlerave, sistemi i rrënuar, fshehja e problemeve, qytetarë të dëshpëruar, punonjësit e frikësuar në MPPS, këto janë problemet në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Ende pa hyrë në ministri si gruaja e parë hebreje në historinë e Maqedonisë e emëruar për ministre në Qeveri, kam qenë cak i sulmeve antisemitiste nga njerëz që as nuk zgjedhin mjete, as mënyra e as fjalë. Kështu që në vend që të kritikonin punën time, ata kritikuan përkatësinë time fetare dhe kombëtare dhe më shënuan me një yll të verdhë.

Këtë sonte në Kuvend e theksoi ministrja për Punës dhe Politikë Sociale, Rashela Mizrahi, për shkarkimin e së cilës diskutohet nga deputetët.

Ajo tha se nuk mund ta kuptojë kur dikush e kritikon për shkak të përkatësisë fetare dhe kombëtare. Ajo kujtoi se sulmet ndaj saj janë dënuar nga përfaqësuesit e OSBE-së në Maqedoni, dhe siç tha ajo, “me kumtesë të zbehtë kundër kësaj dolën edhe ata që e regjistruan këtë”.

“Të gjitha sulmet kundër meje, të cilat filluan me antisemitizëm u intensifikuan me çdo pjesëmarrje time publike ku me fakte dhe dëshmi i prezantova publikut vendor se sistemi është jofunksional, dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është e bllokuar me mijëra lëndë të pazgjidhura, politikë të tmerrshme kadrovike dhe e gjithë kjo në kurriz të qytetarëve”, theksoi Mizrahi.

“Në vend të më linin për të ndihmuar të sëmurët, invalidët, fëmijët dhe kategoritë e rrezikuara në këtë shoqëri i ndihmuan zëvendëskryeministres Carovska mllefin për mos-ndryshimin e tabelës, për arsye të njohura vetëm për te, të ma faturojnë mua”, tha Mizrahi.

Ajo shprehu falënderimet e saja deri të gjithë qytetarët, Kuvendin dhe te VMRO-DPMNE për besimin e treguar dhe nominimin të jetë ministër i Punës dhe Politikës Sociale në Qeverinë teknike. Ajo shtoi se kishte dëshirën dhe vullnetin për të ndihmuar dhe shërbyer qytetarëve. fab/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close