0_Maqedoni.PortalPolitikëShoqëri

Mizrahi e vizitoi familjen Jovanov në Veles – MPPS menjëherë do të ndihmojë me ndihmë të njëfishtë, shqyrtohen edhe mundësi të tjera

Familja Jovanovi nga Velesi do të marrin ndihmë të njëfishtë në para nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, do të shqyrtohet edhe mundësia për shfrytëzimin e të drejtës së pensionit social apo të ardhura minimale vjetore.

Shkup, 21 janar 2020 (MIA) – Familja Jovanovi nga Velesi do të marrin ndihmë të njëfishtë në para nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, do të shqyrtohet edhe mundësia për shfrytëzimin e të drejtës së pensionit social apo të ardhura minimale vjetore.

Këtë e kumtoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Rashela Mizrahi në profilin e saj në Fejsbuk pas vizitës në shtëpinë Jordan Jovanov dhe nënës së tij Angjelina.

“E vizituam shtëpinë e Jordan Jovanovit dhe nënës së tij Angjelina sepse kushtet në të cilat jetojnë janë shqetësuese. Urgjentisht u duhet ndihmë dhe menjëherë angazhohemi si Ministri në kuadër të mundësive ligjore, të ndihmojmë me ndihmë të njëfishtë me para. Gjithashtu edhe nga Qendra për punë sociale në Veles do të kërkojmë menjëherë t’i vizitojnë dhe të shqyrtohet mundësia për shfrytëzimin e të drejtës për pension social apo të ardhura minimale vjetore. Më vjen mirë që disa firma private janë paraqitur të ofrojnë asistencë të drejtpërdrejtë për pjesën e banesës. Humaniteti më i shpejtë se shteti, qytetarët human u paraqitën për ndihmë. sn/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close