0_Maqedoni.PortalPolitikë

Mitreski: Ligji për Këshillin e PP-së nuk miratohet me shumicë të dyfishtë

- Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë nuk bën pjesë në grupin e ligjeve të cilat miratohen me shumicë të dyfishtë, shkroi në Fejsbuk koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski.

Shkup, 16 shkurt 2020 (MIA) – Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë nuk bën pjesë në grupin e ligjeve të cilat miratohen me shumicë të dyfishtë, shkroi në Fejsbuk koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski.

“Kolegut i cili është një nga njohësit më të mëdhenj të ligjeve dhe procedurës nuk ia zë për të madhe. E di cili është qëllimi i tij… Që qytetarët të mos kenë dilemë e vendos listën e ligjeve të cilat miratohen me shumicë të dyfishtë sipas Ligjit për Komitetin për Marrëdhënie mes Bashkësive, e aty nuk bën pjesë Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë.  Në Kuvend gjithashtu ka edhe një njohës më të madh të procedurave dhe ligjeve i cili një periudhë të gjatë ishte kryetar i institucionit. Për këtë, keni një transkriptë kur udhëhiqte seancë kur ndryshohej ligji për këshillin e prokurorëve publikë ku shihet se nuk ka votim të dyfishtë. Për amendamentin 30 paragrafi 3 dhe 8 i Kushtetutës në ndonjë rast tjetër…Prandaj, Ju dëshiroj natë të mirë”, shkroi Mitreski.

Ai në profilin e tij në Fejsbuk shpërndau një listë të ligjeve të cilat miratohen me shumicë të dyfishtë. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close