BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Mitarakis: Përgjegjësit për zjarrin në Moria do të përballen me drejtësinë greke, do ta vuajnë dënimin, dhe do të dëbohen

Përgjegjësit për zjarrin në Moria, që vuri në rrezik mijëra jetë, do të përballen me drejtësinë greke, tha ministri i Migrimit dhe Azilit të Greqisë Notis Mitarakis dhe shtoi se "pasi do ta vuajnë dënimin do të dëbohen nga vendi, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 21 shtator 2020 (MIA) – Përgjegjësit për zjarrin në Moria, që vuri në rrezik mijëra jetë, do të përballen me drejtësinë greke, tha ministri i Migrimit dhe Azilit të Greqisë Notis Mitarakis dhe shtoi se “pasi do ta vuajnë dënimin do të dëbohen nga vendi, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Duke folur në Parlamentin grek në komisionin kompetent nga Moria e tregoi nevojën për ndërtimin e qendrave të mbyllura dhe të kontrolluara që, siç tha, do ta garantojnë sigurinë edhe të refugjatëve dhe emigrantëve, por edhe të popullatës vendore.

“Moria përfundoi. Kemi mundësi të ndërtojmë prej zeros, diçka më të mirë, në bashkëpunim me BE-në dhe sipas standardeve të Qendrave të reja për pranim dhe regjistrim në Samos, Kos dhe Leros. Qendra moderne, të sigurta dhe të denja edhe për imazhin e vendit edhe për azilkërkuesit”, theksoi ministri.

Para pothuajse dy javëve, kampi i refugjatëve Moria tërësisht u dogj pas dy zjarreve të vëna, ndërsa u arrestuan pesë persona.

Refugjatët dhe emigrantët që mbetën pa kulm mbi kokë, akomodohen në kampin e ri, të përkohshëm Kara Tepe, gjithashtu në Lezbos. sr/ar/

Таг
Back to top button
Close
Close