0_Web_AktualeBallkanBallkan.Portal

Mishell: Do të diskutojmë për thellimin e partneritetit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishell para takimit me liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor ka deklaruar se takimi është i dedikuar në debatin strategjik të synimeve të përbashkëta të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor

Bruksel, 16 shkurt 2020 (MIA)- Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishell para takimit me liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor ka deklaruar se takimi është i dedikuar në debatin strategjik të synimeve të përbashkëta të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

“Do të bisedojmë për mënyrat e thellimit të partneritetit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Do ta konfirmojmë perspektivën evropiane të rajonit dhe do të japim kahe të qartë për progresin e domosdoshëm në sferat- sundimi i së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Mishell.

Ai është nikoqir i darkës në Bruksel ku marrin pjesë edhe kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borell dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, vendi i të cilit kryeson me BE-në.

Kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen ka thënë se Ballkani Perëndimor është më afër BE-së.

“Nga ana tjetër krijojmë perspektivë të shkëlqyeshme për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me kalimin e kohës vendet të bëhen anëtare të BE-së. Poashtu duam të hapim rrugën për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të fillojnë me negociata nëse mundet para Samitit të BE-së në Zagreb. Për Samitin përgatisim paket për investim dhe sinqerisht shpresoj se Këshilli i Evropës do të jep dritë të gjelbër”, ka thënë Fon der Lajen.

Ndërkohë, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell shprehu kënaqësi me rastin e miratimit të Ligjit për Prokurorinë publike në Maqedoninë n e Veriut.

“Ligji është edhe një hap me rëndësi për implementimin e reformave dhe tregoi se (Maqedonia e Veriut) ka vullnet të bëjë gjithçka që nevojitet që vendi të ketë perspektivë evropiane”, ka thënë Borell. fab/

Back to top button
Close
Close