BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Mishel në Bruksel nikoqir i darkës joformale BE-Ballkani Perëndimor

Kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel mbrëmë në Bruksel organizoi darkë joformale për liderët e Ballkanit Perëndimor. 

Bruksel, 16 shkurt 2020 (MIA) – Kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel mbrëmë në Bruksel organizoi darkë joformale për liderët e Ballkanit Perëndimor.

Komisioni Evropian më parë kumtoi se në takim do të marrë pjesë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Burime diplomatike për Tanjug deklaruan se Mishel në darkë, përveç gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor, gjithashtu e ftoi edhe kryetaren e Komisionit Evropian, ministrin e Punëve të Jashtme BE-së, Zhozep Borell dhe kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviç, si vend që kryeson me Këshillin e BE-së.

Në takim do të bisedohet për situatat në rajon, integrimin në BE dhe për përgatitjet për samitit e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb. ls/mb/

Таг
Back to top button
Close
Close