BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Mishel në Bejrut: Evropa do të jetë këtu që t’ju ndihmojë në ndërtimin e sërishëm

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel pas arritjes në Bejrut sot ka porositur se Libani mund të konsiderojë në solidaritetin e BE-së jo vetëm me fjalë, por edhe në aktivitete konkrete.

Bejrut, 8 gusht 2020 (MIA) – Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel pas arritjes në Bejrut sot ka porositur se Libani mund të konsiderojë në solidaritetin e BE-së jo vetëm me fjalë, por edhe në aktivitete konkrete.

Mishel në Tuiter ka publikuar fotografi nga Bejruti i shkatërruar nga shpërthimi në sheshin e qytetit të martën dhe ka thënë se është i shokuar nga katastrofa dhe i impresionuar nga guximi i ekipeve për shpëtim.

“Evropa veçmë është me ju. Premtoj se Evropa do të jetë këtu të ndihmojë në ndërtimin e sërishëm”, ka shkruar Mishel.

Ai poashtu ka nënvizuar se shpreh respektin më të thellë ndaj ekipeve të shpëtimit të Kryqit të kuq libanez.

Në shpërthimin në Bejrut vdiqën të paktën 154 persona, 60 konsiderohen të zhdukur, ndërsa më shumë se 5.000 janë lënduar. Mbi 300.000 njerëz kanë mbetur pa shtëpitë e tyre. fab/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close