0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Misajllovski: VMRO-DPMNE angazhohet për ekonomi të fuqishme dhe për rininë që do të qëndrojë të jetojë këtu

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së dhe bartësi i listës në NJZ 2, Vllado Misajllovski beson se situata ekonomike në vend është shqetësuese.

Shkup, 9 korrik 2020 (MIA) – Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së dhe bartësi i listës në NJZ 2, Vllado Misajllovski beson se situata ekonomike në vend është shqetësuese.

Siç theksoi sonte në një intervistë për MTV, shumë biznese të vogla dhe të mesme do të mbyllin objektet e tyre, ndërsa shumë qytetarë do të humbasin punën e tyre.

Misajllovski porositi se Qeveria duhet direkt të injektojë fonde në ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Ai gjithashtu iu referua fushatës. Tha se VMRO-DPMNE promovon projekte konkrete që do të përmirësojnë standardin jetësor të qytetarëve.

Qytetarët, sipas tij janë të zhgënjyer nga ajo që ka ndodhur në pothuajse katër vitet e kaluara. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close