BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Miratohet plani operativ i NATO-s për një valë të dytë të mundshme të pandemisë 

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s e kanë miratuar një plan operativ të Aleancës, në rast të një vale të dytë të pandemisë me Kovid-19 si dhe udhëzime që përfshijnë krijimin e furnizimeve të pajisjeve mjekësore dhe pajisjeve që mund të përdoren për blerjen urgjente të pajisjeve të nevojshme, kumtoi Ministria kroate e Mbrojtjes.

Zagreb, 18 qershor 2020 (MIA) – Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s e kanë miratuar një plan operativ të Aleancës, në rast të një vale të dytë të pandemisë me Kovid-19 si dhe udhëzime që përfshijnë krijimin e furnizimeve të pajisjeve mjekësore dhe pajisjeve që mund të përdoren për blerjen urgjente të pajisjeve të nevojshme, kumtoi Ministria kroate e Mbrojtjes.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka lëshuar një raport për koronën, në të cilin potencohet e gjithë ajo  që NATO e ka bërë në përgjigjen ndaj pandemisë, si dhe rolin që e kanë forcat aleate në mbështetjen e institucioneve civile.

U miratuan gjithashtu edhe udhëzime për rezistencën kombëtare që përfshijnë fusha të tilla si energjia, transporti dhe telekomunikacioni, ndërsa i reflektojnë kërcënimet e hapësirës kibernetike. Ky dokument u mundëson anëtarëve të përgatiten më mirë në rast të krizave të reja, por edhe të shërohen më shpejt kur ndodhin krizat. ls/shk/

Back to top button
Close
Close