0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiMakedonija.SlajderPolitikë

Miratohet pakoja e ndihmës për Maqedoninë e Veriut dhe vendet tjera fqinje të BE-së

Këshilli i BE këtë pasdite e miratoi pakon e ndihmës financiare për dhjetë vende fqinje, midis të cilave edhe Maqedonia e Veriut, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 20 maj 2020 (MIA) – Këshilli i BE këtë pasdite e miratoi pakon e ndihmës financiare për dhjetë vende fqinje, midis të cilave edhe Maqedonia e Veriut, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Pakoja e ndihmës është më shumë se 3 miliardë euro ndihmë makro-financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor, plus Gjeorgjia, Jordani, Moldavia, Tunizia dhe Ukraina.

Maqedonia e Veriut duhet të marrë 160 milion euro ndihmë. Shuma më e madhe është dhënë për Ukrainën, me 1.2 miliardë euro.

Vendet do ta marrin ndihmën në formën e kredive me kushte të favorshme për t’u ballafaquar me pasojat më urgjente nga kriza e koronavirusit.

“Së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar, këto fonde do të ndihmojnë në forcimin e stabilitetit makro-financiar dhe krijimin e hapësirës për ta bërë të mundur që këto burime të synohen në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbutjen e pasojave negative socio-ekonomike të pandemisë së koronavirusit”, kumtoi Këshilli i BE-së. tm/ls/fab

Back to top button
Close
Close