EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Ministrja ukrainase, në shenjë solidariteti, iu bashkua të evakuuarve në karantinë

Ministrja e Shëndetësisë të Ukrainës, Zorjana Skaletska sot iu bashkua të evakuuarve nga Kina në karantinën spitalore në shenjë solidariteti pas druajtjeve se përhapja eventuale e koronavirusit do të shkaktojë përplasje në mes protestuesve dhe policisë.

Kiev, 21 shkurt 2020 (MIA) – Ministrja e Shëndetësisë të Ukrainës, Zorjana Skaletska sot iu bashkua të evakuuarve nga Kina në karantinën spitalore në shenjë solidariteti pas druajtjeve se përhapja eventuale e koronavirusit do të shkaktojë përplasje në mes protestuesve dhe policisë.

Duke postuar selfi fotografi në profilin e saj në Fejsbuk, Skaletska tha se do të kalojë dy javë në karantinë, ndërsa përgjegjësitë e saj do t’i kryejë nëpërmjet telefonit dhe skajpit.

Të gjithë në spital po ndihen më mirë dhe askush nuk tregon shenja të infektimit, u shpreh ajo.

“Përfundimisht jam në hapësirën që do të kalojë dy javët e ardhshme”, shkroi ajo.

Skaletska vendosi t’u bashkohet njerëzve në karantinë, prej se banorët e Sanzharit të Ri, ku ndodhet spitali, u përplasën me policinë, dogjën goma dhe gjuajtën predha drejt autobusëve me njerëzit të evakuuar nga Kina.

Me rastin e kësaj ngjarje zhgënjim shprehu dhe presidenti ukrainas Volodomir Zelenski. Në sulmin ndaj autobusëve me ukrainasit e evakuuar nga Vuhani janë lënduar nëntë policë dhe një civil.

Kryeministri ukrainas Oleksij Gonçaruk, nga ana tjetër, vlerësoi se “lufta me informacione” ka kontribuar për përhapjen e panikut në vend dhe mosbesimit për shkak koronavirusit. bs/mb/

Back to top button
Close
Close