0_Maqedoni.PortalPolitikë

Ministrja Mizrahi u takua me ambasadorin italian Romeo

 Marrëdhëniet midis Italisë dhe shtetit tonë  janë solide,  por ekzistojnë kushte konkrete për përmirësimin e tyre, konstatuan në takimin e sotëm  ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi dhe ambasadori i Republikës së Italisë, Karlo Romeo.

Shkup, 24 janar 2020 (MIA) – Marrëdhëniet midis Italisë dhe shtetit tonë  janë solide,  por ekzistojnë kushte konkrete për përmirësimin e tyre, konstatuan në takimin e sotëm  ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi dhe ambasadori i Republikës së Italisë, Karlo Romeo.

Në takim, siç kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, edhe njëherë ishin konfirmuar  lidhjet  të cilat i bashkojnë të dy vendet dhe ishte thekuar mbështetja  e Italisë në procesin tonë eurointegrues. Republika e Italisë, siç citohet, gjithnjë ka qenë  një nga mbështetësit tonë kryesor në rrugën e integrimit drejt institucioneve dhe atë përmes  procesit  reformues të brendshëm të domosdoshëm.

Ministrja Mizrahi ka potencuar se të dy shtetet janë të lidhura edhe me zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjes për siguri sociale të nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2014,  i cili mes tjerash përfshin sigurim pensional dhe invalidor të obligueshëm. Marrëveshja zbatohet me qytetarët e të dy shteteve dhe është nga vlera e jashtëzakonshme sepse  u jep siguri qytetarëve të cilët qëndrojnë  në shtetin tjetër.

Ambasadori Romeo ka thënë se shtetet kanë traditë të rëndësishme të bashkëpunimit  në fushën  politike, ekonomike, kulturore dhe lidhjet e fuqishme bilaterale me mjete të shumta  dhe vizita institucionale në nivel më të lartë. Romeo,  siç citohet në kumtesë e konfirmoi edhe mbështetjen  e proceseve  në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale të cilat janë në drejtim të përparimit  të sistemit për mbrojtje  fëmijërore dhe sociale. sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close