0_Web_AktualePolitikë

Ministrja e Drejtësisë Deskoska në mbledhjen e Komisionit të Venecies

Në Venecie, sot dhe nesër do të mbahet Sesioni plenar i 116 i Komisionit Evropian për demokraci përmes ligjit (Komisioni i Venecies), ku do të marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Shkup, 19 tetor 2018 (MIA) – Në Venecie, sot dhe nesër do të mbahet Sesioni plenar i 116 i Komisionit Evropian për demokraci përmes ligjit (Komisioni i Venecies), ku do të marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Deskoska do të ketë më shumë takime me anëtarët e Komisionit të Venecies dhe do të mbajë fjalim në Seancën plenare ku do të shqyrtohet dhe do të miratohet projekt- mendimi i Komisionit të Venecies për Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Këshill Gjyqësor dhe Ligjit mbi Gjykatat”, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

Sipas projekt-mendimit të Komisionit të Venecies i cili së fundmi është dorëzuar tek Ministria e Drejtësisë, ndryshimet dhe plotësimet e reja të Ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe Ligjit për gjykatat do të vlerësohen pozitivisht.

Në këtë mendim është theksuar se angazhimet e reja institucionale dhe rregullat procedurale në mënyrë më të mirë e mbrojnë pavarësinë gjyqësore dhe vendosin themele të forta për funksionim më të mirë të sistemit gjyqësor.

Sipas mendimit që pritet të miratohet sot, do të jepen edhe udhëzime për përmirësim të mëtejshëm të tekstit të ligjeve. bi/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close