0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeAnalizëBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Ministria e Ekonomisë edhe këtë vit do të vazhdojë me përkrahjen e zakonshme të ndërmarrjeve dhe amvisërive

Ministria e Ekonomisë edhe në vitin 2020 do të vazhdojë me subvencionimin e ndërmarrjeve private për përmirësimin e konkurrencës së tyre, si dhe të qytetarëve për përmirësimin e efikasitetit energjetik të shtëpive të tyre dhe për mbrojtjen e mjedisit të jetesës. Për këtë dedikim këtë vit janë ndarë 185 milionë denarë.

Shkup, 2 janar 2020 (MIA) – Ministria e Ekonomisë edhe në vitin 2020 do të vazhdojë me subvencionimin e ndërmarrjeve private për përmirësimin e konkurrencës së tyre, si dhe të qytetarëve për përmirësimin e efikasitetit energjetik të shtëpive të tyre dhe për mbrojtjen e mjedisit të jetesës. Për këtë dedikim këtë vit janë ndarë 185 milionë denarë.

Për këtë vit janë paraparë të përpunohen tre strategji dhe atë Strategji për politikë industriale, Brend strategji për turizëm, dhe Aktivitete për zbatimin e strategjisë për përgjegjësi shoqërore, për çka janë paraparë 44,13 milionë denarë.

Në pjesën e transfereve të ndryshme janë paraparë 130,340 milionë denarë të cilat do të shfrytëzohen për subvencione për organizimin e manifestimeve, projekteve dhe në forume në pjesën e turizmit, për përkrahje të turizmit vendas për punëtorë me të ardhura të vogla, për subvencionimin e komunave për përpunimin e strategjive lokale për zhvillim të turizmit, për përmirësimin e efikasitetit energjetik,…

Buxheti i përgjithshëm i Ministrisë së Ekonomisë në vitin 2020 është paraparë të jetë 591 milionë denarë. Prej këtyre mjeteve për rroga dhe kompensime për të punësuarit në Ministri, si dhe për organet në përbërjen e saj – Enti gjeologjik, Agjencia për energjetikë, Agjencia për përkrahje të sipërmarrjes, Institutit për standardizim dhe Institutit për akreditim janë paraparë 133 milionë denarë.

Më së shumti do të subvencionohet energjetika

Pjesa më e madhe e përkrahjes së Ministrisë është në pjesën e energjetikës, ku edhe këtë vit do të vazhdojë përkrahja për blerjen e sistemeve diellore, për instalimin e PVC ose dritareve dhe dyerve nga aluminiumi, si dhe për furnizimin e stufave në peleta në amvisëri dhe për instalimin e aparateve të gazit në automjete, me vlerë të përgjithshme prej 85 milionë denarë.

“Me qëllim të stimulimit të shfrytëzimit të energjisë diellore nga viti 2007 deri në vitin 2019, Ministria e Ekonomisë me sukses i ka zbatuar aktivitetet për realizimin e masave stimulative përmes kompensimit të një pjese të harxhimeve për sisteme të blera dhe të instaluara termale diellore në amvisëri. Për realizimin e kësaj mase, në buxhetin për vitin 2019 janë miratuar pesë milionë denarë. Duke e marrë parasysh jehonën pozitive dhe interesin te amvisëritë për këtë masë stimulative, e njëjta propozohet edhe për vitin 2020, thonë nga Ministria.

Për blerjen e PVC ose dritareve të aluminiumit në amvisëri për këtë vit, shteti parashikon subvencione me vlerë prej 25 milionë  denarë, me të cilat do të subvencionohen 50 për qind nga vlera për dritare të furnizuara dhe të instaluara, por jo më shumë se 25.000 denarë për një shfrytëzues.

“Me qëllim të stimulimit të shfrytëzuesit të masës për ndërrim të dritareve PVC ose nga aluminiumit, blerësve të cilët do të blejnë dhe instalojnë në shtëpitë e tyre pas ditës së publikimit të shpalljes publike, do t’u sigurohet kthim i një pjese të mjeteve të cilët i kanë harxhuar për sigurimin e dritareve PVC ose nga aluminiumi deri 50 për qind nga vlera e tyre, por jo më shumë se 25.000 denarë”, thonë nga Ministria dhe shtojnë se qytetarët do të subvencionojnë deri në shfrytëzimin e mjeteve të parapara në buxhetin për këtë dedikim.

Për furnizimin e stufave për ngrohje me peleta në vitin 2020 janë paraparë 30 milionë denarë.

Me këto mjete do të stimulohen amvisëritë për shfrytëzimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë për ngrohjen e shtëpive të tyre, të cilat minimalisht e ndotin ajrin dhe tokën dhe nuk ndikojnë ndaj ndryshimeve klimatike. Subvencione do t’u ndahen banorëve të cilët do të blejnë stufa në peleta, me të cilat do të ndërrohen stufat e vjetra në qymyr, dru, naftë ose mazut, thonë nga Ministria

Për subvencionimin e vendosjes së pajisjes për uzinë të TNG-së, metan ose lloj tjetër të derivatit tjetër në automjet, megjithatë, janë paraparë 25 milionë denarë.

“Parashihet të subvencionohet 50 për qind e çmimit të shpenzimeve për furnizim dhe vendosje të pajisjes, por jo më shumë se 300 euro në kundërvlerë të denarit. Me këtë vlerë do të përfshihen mbi 1.000 automjete në nivel vjetor. Buxheti për sivjet është rritur për pesë milionë denarë”, theksojnë nga Ministria.

Për mbështetje të turizmit vendor do të ndahen 20 milionë denarë

Ministria e Ekonomisë edhe sivjet do të vazhdojë me subvencione për mbështetjen e turizmit vendor për punëtorë me të ardhura të ulëta për çka janë paraparë 20 milionë denarë në buxhet. Do të mbështeten punëtorë me të ardhura më të ulëta se 15.000 denarë.

“Për sivjet në buxhet janë paraparë 20 milionë denarë për dhënie të vërtetimeve për punonjës me të ardhura të ulëta. Vjet pothuajse 1.600 qytetarë e kanë shfrytëzuar mundësinë për pushim”, thonë nga Ministria.

Më shumë mjete në pjesën e gazifikimit

Buxheti i Ministrisë së Ekonomisë për vitin 2020 është rritur për 120 milionë denarë për sigurimin e mjeteve financiare nga Shoqata aksionare për kryerje të veprimtarisë energjetike Resurse kombëtare energjetike (RKE) për ndërtimin e sistemit të gazsjellësit në vend.

“Mjetet financiare RKE SHA Shkup planifikon t’i sigurojë përmes emisionit të letrave me vlerë sipas rrugës së ofertës private”, saktësojnë nga Ministria.

Për subvencione për ndërmarrjet private në buxhetin e Ministrisë janë paraparë 36 milionë denarë

Ndërmarrjet private sivjet do të mbështetjen me 36 milionë denarë. Me këto mjete, sipas paralajmërimeve nga Ministria do të subvencionohen shpenzime të zejtarëve për mbështetje dhe zhvillim të zejtarisë dhe do të bashkë financohen projekte për zhvillim dhe mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe promovim të sipërmarrësisë.

Përveç kësaj, me këto mjete është paraparë të subvencionohen ndërmarrje me mbi 50 për qind pronësi të grave dhe të drejtuara nga gratë, si dhe të ndahet mbështetje financiare për vendosjen e HALLALL sistemit dhe për realizimin e Programit për mbrojtje të konsumatorëve për vitin 2020.

Në vitin 2020 me Ligj për efikasitet energjetik

Sivjet vendi do të ketë edhe Ligj për efikasitet energjetik. Sipas paralajmërimeve nga Ministria, vendimi ligjor për momentin është në procedurë kuvendore, ndërsa do të fillojë të zbatohet pas sjelljes së tij nga ana e Kuvendit.

“Me Ligjin e ri për efikasitet energjetik shteti ynë në tërësi i implementon rregullat adekuate për efikasitet energjetik të Bashkimit Evropian. Edhe më e rëndësishme, ligji i ri do të mundësojë realizim të investimeve të nevojshme dhe masa në sferën e efikasitetit energjetik, duke i ndjekur shembujt pozitive nga vendet e BE-së dhe rajoni, ku efikasiteti energjetik sjell dobi të shumë niveleve, si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë në përgjithësi. Kontrolluesit energjetikë dhe shoqatat e licencuara për kryerje të kontrollorëve energjetikë përfundimisht do të mund të fillojnë me punë dhe me këtë në mënyrë aktive të marrin pjesë në përmirësimin e efikasitetit energjetik në shtetin tonë”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Valentin Jankovski

Back to top button
Close
Close