0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderPolitikë

Ministri Nuhiu u takua me përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së

Shkup, 5 gusht 2020 (MIA) – Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu sot realizoi takim pune me Hit Uard, oficeri rajonal për siguri dhe Endrju Mofat, sekretar i dytë në sektorin politik në Ambasadën e SHBA-së në Shkup.

Në takim, siç kumtoi MPB-ja, Uard dhe Mofat e konfirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer të ndërsjellë deri tani, ndërsa ministri Nuhiu shprehu mirënjohje për përkrahjen në forcimin e kapaciteteve të Ministrisë në periudhën e kaluar, e cila do të vazhdojë me intensitet të njëjtë edhe në të ardhmen.

“Ministri Nuhiu dhe përfaqësuesit amerikanë diskutuan gjithashtu për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën në vendin tonë, si dhe aktivitetet dhe masat parandaluese që Ministria e Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të saj, i ndërmori në ballafaqimin me pandeminë globale me Kovid-19”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Në takim, pjesëmarrësit u pajtuan që Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut është një element i rëndësishëm në ndërtimin e besimit të shtetit dhe institucioneve shtetërore në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ndërsa Shtetet e Bashkuara mbeten partneri ynë i dëshmuar strategjik. ls/bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close