BotëBotë.Portal

Ministri izraelit për energjetikë bëri thirrje sërish të vendoset karantinë

- Ministri izraelit për energjetikë, Juval Shtajnc, i cili është i afërt me kryeministrin Benjamin Netanjahu,  sot bëri thirrje të vendoset  karantinë që të parandalohet  infektimi me koronavirusin të dalë nga kontrolli.

Tel Aviv, 13 korrik 2020 (MIA) – Ministri izraelit për energjetikë, Juval Shtajnc, i cili është i afërt me kryeministrin Benjamin Netanjahu,  sot bëri thirrje të vendoset  karantinë që të parandalohet  infektimi me koronavirusin të dalë nga kontrolli.

“Besoj se tani duhet të kalojmë në karantinë”, tha Shtajnc në intervistë të emituar në “Enet” versioni onlajn i gazetës më të shitur izraelite “Jediot Ahronot”.

“Karantinë prej 10-20 ditë…Karantinë që merr frymë…Shkoni në punë, në supermarket dhe në barnatore, por jo  në vende për argëtim”, tha ai.

“Pse? Para se gjithash, me siguri do të vijmë në atë. Do të thotë, më mirë më herë se sa vonë”, theksoi Shtajnc, duke shtuar se  pezullimi i tanishëm  i fluturimeve  deri në Izrael dhe nga ai për shkak të brengës nga koronavirusi do të jetë shumë më i dëmshëm për ekonominë e vendit se sa  mbyllja e përkohshme e bizneseve siç janë baret.

Edhe pse numri i tërësishëm i viktimave – 362 – është relativisht i ulët, numri i të sapoinfektuarve në Izrael filloi të dalë nga kontrolli, komentojnë mediat lokale.

Izraeli dje ka regjistruar 1.151 raste të reja për një ditë, prejse të premten arriti rekord me 1.464 raste. Deri në mëngjes janë konfirmuar 18.300  raste aktive të koronavirusit, prej të cilëve 151 janë në gjendje serioze, ndërsa 47 janë në aparate respiratore. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close