Kultura.SlajderKulturëKulturë.Portal

Ministri Ismaili i vizitoi TPMV, Teatrin e Komedisë dhe Teatrin turk

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili në kuadër të aktiviteteve të tij të rregullta për vizitë të institucioneve nacionale në fushën e kulturës, sot vizitoi Teatrin Popullor të Maqedonisë së Veriut, si dhe Teatrin e Komedisë dhe Teatrin turk.

Shkup, 23 janar 2020 (MIA) – Ministri i Kulturës Hysni Ismaili në kuadër të aktiviteteve të tij të rregullta për vizitë të institucioneve nacionale në fushën e kulturës, sot vizitoi Teatrin Popullor të Maqedonisë së Veriut, si dhe Teatrin e Komedisë dhe Teatrin turk.

Ismaili, siç kumtoi Ministria e Kulturës, gjatë kohës së vizitës së këtyre institucioneve teatrore u informua për të gjitha projektet që i realizoi gjatë vitit të kaluar, si dhe rreth aktiviteteve që do të realizohen në vitin 2020. Ismaili u informua për pjesëmarrjen e suksesshme të festivalit në Pekin, Republika Popullore e Kinës, ku aktorët u prezantuan me shfaqjen “Pulëbardha” nga Çehov , në regji të Nina Nikoliq. Gjithashtu u fol rreth sezonës së suksesshme të TPM, ku vitin e kaluar u interpretuan më shumë se 240 shfaqje dhe ngjarje , dhe e vizituan nga më shumë se 84.500 shikues. TPM ka realizuar një numër të madh të turneve në botë, në mes të cilave në Nepal, Bulgari, Mal të Zi, Serbi.

Gjatë vizitës në Teatrin e Komedisë, u ndanë informacione se Teatri në vitin 2019 në skenën e saj i ka të realizuara pesë premiera, katër prej të cilave në skenën e madhe, dhe një në skenën e vogël. U luajtën gjithsej 179 shfaqje që u panë nga 46.609 vizitor.

“Atë të cilën e theksuan nga kjo shtëpi e teatrit, ishte se numri i shfaqjeve shënoi rritje nga 62,7 për qind, dhe vizita 60 për qind. Në takim, përkundër kësaj rritje të madhe në punën e institucionit, u diskutua për aktivitetet programore të Komedisë për këtë vit dhe u detektuan problemet teknike që paraqiten me prishjen e objektit, të cilat duhen të tejkalohen për funksionim të suksesshëm dhe këtë vit”, thuhet në kumtesë.

Në takim në Teatrin turk, e cila e ndanë skenën me Teatrin e Komedisë, u theksua që viti i kaluar kishte 4854 vizitorë, dhe mes shfaqjeve të tjera, shfaqja “Zoti I masakrës” kishte 1150 vizitorë, shfaqja e fëmijëve “Trimat e përrallave” kishte 747 vizitorë…Në takim u bë fjalë dhe për aktivitetet me të cilat ky vit do të shënojë 70 vjetorin e themelimit të Teatrit turk, si dhe të mundësive për financimin më efikas të ndërtesës së re të destinuar për këtë ansambël, i cili është përfunduar në fazën e karabinës.

Ministri i Kulturës në takime theksoi që është i hapur për të gjitha iniciativat në institucionet nacionale, si dhe për bashkëpunimin përmes së cilës bashkarisht në kuadër të mundësive ligjore dhe buxhetore të kërkohet zgjidhje për tejkalimin e të gjitha sfidave. bsh/

Back to top button
Close
Close