EvropëEvropë.Portal

Ministri i Tregtisë të Britanisë ka dhënë dorëheqje

Ministri britanik i Tregtisë Ndërkombëtare Konor Barns ka dhënë dorëheqje, pasi hetimi konfirmoi se e ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të frikësoj një person i cili ka pasur probleme financiare me babain e tij.

Londër, 4 maj 2020 (MIA) – Ministri britanik i Tregtisë Ndërkombëtare Konor Barns ka dhënë dorëheqje, pasi hetimi konfirmoi se e ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të frikësoj një person i cili ka pasur probleme financiare me babain e tij.

Komisioni parlamentar për luftë kundër korrupsionit konfirmoi se Barns “e ka vendosur interesin personal para atij publik, duke paralajmëruar se do ta shfrytëzojë pozitën e tij publike “, publikoi Skai njuz.

Ai me shkrim i është drejtuar personit dhe i është kërcënuar se do ta vendos rastin e babait të tij lidhur me një borxh të papaguar  para Dhomës së poshtme të parlamentit , duke e paralajmëruar se kjo mund të jetë “përvojë eventuale e pakëndshme”.

Nga Barns, i cili ka qenë ndihmës i Boris Xhonsonit derisa e ka ushtruar funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme, është kërkuar të kërkojë falje, ndërsa i kanoset edhe pezullim shtatëditore nga Dhoma e poshtme e Parlamentit, të cilin duhet ta konfirmojnë deputetët. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close