BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Ministri i ri i Mbrojtjes së Kosovës kërkoi nga paraardhësi i tij t’i bëhet këshilltar

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni sot zyrtarisht e mori detyrën, me çka kërkoi nga paraardhësi i tij Rustem Berisha që t'i bëhet këshilltar, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 5 shkurt 2020 (MIA) – Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni sot zyrtarisht e mori detyrën, me çka kërkoi nga paraardhësi i tij Rustem Berisha që t’i bëhet këshilltar, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Ministri Quni në dorëzim-pranimin e detyrës kërkoi nga bashkëluftëtari i tij i dikurshëm në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që t’i bëhet bashkëpuntor më i afërt dhe këshilltar i lartë politik për çështjet me të cilat do të ballafaqohet gjatë mandatit të tij.

“Pa marrë parasysh momenteve, pozicioneve, përgjegjësive, mikut tim iu drejtova gjithmonë me titullin komandant. Po bëhen 22 vite që ne njihemi, ka pasur edhe situata gjatë luftës që kemi deleguar përgjegjësi njëri tjetrit. Po e pranoj një detyrë nga një mik i imi, në të cilin kam shumë besim për punët e mira që i ka bërë gjatë luftës dhe pas luftës”, deklaroi Quni.

Ish-ministri, Rrustem Berisha deklaroi se do pranojë gjithçka që kërkon bashkëluftëtari i dikurshëm Quni, me qëllim që të ecë përpara Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.
“Çfarëdo kërkese që lidhet me interesin e këtij institucioni, sigurisht se do të pranojë. Unë nuk hezitoj ta mbështes këdo që ka nevojë, edhe pse kemi qenë në parti të ndryshme, ne na lidhë lufta, interesat partiake nuk na ndajnë”, deklaroi Berisha. ia/bs/
 

Таг
Back to top button
Close
Close