0_Maqedoni.PortalPolitikë

Ministri Filipçe për vizitë në spitalin e Kumanovës

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot e ka vizituar spitalin e përgjithshëm të Kumanovës dhe Qendrën e re urgjente. Ai ka theksuar se Ministria ka dhuruar aparate, shtylla endoskopike dhe video laringoskopi, pajisje me të cilat përmirësohet cilësia e ofrimit të kujdesit shëndetësor për pacientët në spital e cila mbulon territorin prej 250 mijë banorëve.

Shkup, 16 dhjetor 2019 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot e ka vizituar spitalin e përgjithshëm të Kumanovës dhe Qendrën e re urgjente. Ai ka theksuar se Ministria ka dhuruar aparate, shtylla endoskopike dhe video laringoskopi, pajisje me të cilat përmirësohet cilësia e ofrimit të kujdesit shëndetësor për pacientët në spital e cila mbulon territorin prej 250 mijë banorëve.

“Pajisja përdoret në qendrat më të zhvilluara evropiane dhe ja tani është në dispozicion të mjekëve në Kumanovë, duke pasur parasysh ekspertizën e madhe të tyre dhe numrin e madh të pacientëve veçmas të kirurgjisë digjestive që mjekohen në këtë spital”, ka thënë ministri.

Me pajisjen, kanë sqaruar edhe ministrja dhe drejtorja e spitalit, Snezhana Zaharieva, mundësohet vuzualizim dhe ulet rreziku i komplikimeve, ndjeshëm lehtësohet intubacioni gjatë kohës së intervenimeve.

Ministri ka promovuar edhe risi që siç tha, “intensivisht punojnë, spitali i Kumanovës të bëhet spital klinik, pasi siç tha ka ekspertë të njohur të më shumë sferave, vijnë edhe ekspertë nga Klinikat e Shkupit dhe punojnë me mjekë kumanovarë dhe në këtë mënyrë e ngritin dijen”.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se çka do të ndodhë me nxënësit të cilët shkaku i epidemisë së fruthit nuk kanë shkuar në shkollë, Filipçe ka thënë se edhe para se të fillojë, gjatë kohës dhe tani pas epidemisë vlejnë të njëjtat ligje.

“Do të insistojmë ligjet të respektohen, ajo do të thotë do të regjistrohen në shkollë fëmijët që kanë pranuar rregullisht vaksina konform kalendarit dhe prandaj duhet ta dorëzojnë vërtetimin…”, ka thënë ministri Filipçe. am/fab

 

 

 

 

 

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close