0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeSektori civil

Ministri Filipçe dhe Ministria e Shëndetësisë, fitues të çmimit për humanizëm “Shën Nënë Tereza”

Ministri i Shëndetësisë doc.dr. Venko Filipçe dhe Ministria e Shëndetësisë sonte kanë fituar çmimin “Shën Nënë Tereza” për vitin 2020 dhe statujën për humanizëm nga Asociacioni qytetar “Shkupjania Nënë Tereza”.

Shkup, 5 shtator 2020 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë doc.dr. Venko Filipçe dhe Ministria e Shëndetësisë sonte kanë fituar çmimin “Shën Nënë Tereza” për vitin 2020 dhe statujën për humanizëm nga Asociacioni qytetar “Shkupjania Nënë Tereza”.

Mirënjohje e këtillë i është dhënë edhe drejtores së Klinikës për Sëmundje Infektive dr. Milena Stevanoviç, drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” dr. Hristijan Kostov dhe drejtorit të Institutit për Sëmundjet e mushkërive të fëmijëve “Kozle” dr. Angellço Andonovski.

Me rastin e 110 viteve nga lindja e Shën Nënë Terezës, Shoqata qytetare këtë vit ia kushtoi ngjarjen institucioneve dhe punonjësve shëndetësorë të cilët në këto momente janë në krye të luftës për të shpëtuar çdo jetë njerëzore dhe për t’u përballë me Kovid-19.

“Punonjësit shëndetësor dhe bashkëpunëtorët kanë treguar dhe dëshmuar se si punohet me sakrificë. Ata dëshmuan se në parimet e tyre të punës kanë ndërtuar postulatet e të respektuarës Nënë Terezë. Me të njëjtën energji ne do të vazhdojmë edhe më tej të punojmë për të siguruar trajtimin më të mirë për pacientët tanë”, ka thënë ministri Filipçe.

Çmimi “Mesazhi për humanizëm” dhe statuja me figurën e “Shën Nënë Terezës” është e themeluar në vitin 1999 nga Shoqata qytetare “‘Shkupjania Nënë Tereza” nga Shkupi. Mirënjohjet ndahen në kuadër të ditëve të Nënë Terezës që shënohen në shenjë të ditëlindjes së saj, ndërsa manifestimi qendror është mbajtur më 5 shtator, ditën e prehjes së saj. fab/

Back to top button
Close
Close