BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Ministri Dimkovski u bëri thirrje prodhuesve të verës për raport korrekt ndaj bujqve, të vlerësohet puna e bujkut

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë de Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, sot në Kavadar realizoi takim me kryetarin e Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, kryetarin e Komunës së Negotinës, Toni Dellkov, kryetarin e Komunës së Demir Kapisë, Llazar Petrov, deputetët, Panço Minov., Daniella Koleva dhe Lolita Ristova, si dhe me përfaqësues të shoqatave të vreshtarëve dhe një pjesë të prodhuesve të verës nga ky rajon.

Shkup, 13 gusht 2020 (MIA) – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë de Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, sot në Kavadar realizoi takim me kryetarin e Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, kryetarin e Komunës së Negotinës, Toni Dellkov, kryetarin e Komunës së Demir Kapisë, Llazar Petrov, deputetët, Panço Minov., Daniella Koleva dhe Lolita Ristova, si dhe me përfaqësues të shoqatave të vreshtarëve dhe një pjesë të prodhuesve të verës nga ky rajon.

Në takim është propozuar që deri nga mesi i javës së ardhshme të mbahet takim mes MBPEU dhe prodhuesve të verës, me qëllim që të konfirmohet çmimi blerës i rrushit për rekoltën e sivjetme dhe sasinë për blerje.

“Propozohet që zgjidhja e problemit me tepricën e rrushit të bëhet me intervenim nga shteti. Për shkak të çrregullimeve në tregun vendor të verës dhe uljes së çmimeve në tregjet më të mëdha eksportuese të shkaktuara nga kriza me koronavirusin, vreshtarët nëse kanë nevojë në mënyrë të argumentuar të kërkojnë masa adekuate reale nga shteti”, qëndron në kumtesën nga MBPEU-së.

Shtohet se MBPEU duhet t’i informojë ambasadat tona në shtetet fqinje dhe vendet e treta për eksport të rrushit për verëra sipas çmimeve blerëse të vitit të kaluar.

Në takim, siç kumtuan nga MBPEU, është biseduar për çmimin tejet të ulët blerës të rrushit në njërin nga bodrumet e verës i cili këto ditë ishte publikuar në mediumet sociale.

“Rrushi nga rekolta e këtij viti është prodhuar me cilësi të lartë dhe rendimente të mëdha falë kushteve të volitshme klimatike të cilat këtë vit ishin në dobi të vreshtarëve. Në mënyrë konsekuente me këtë, presim çmim të lartë blerës dhe blerje të tërë sasisë prodhuese. Nuk guxon të ketë kurfarë keqpërdorime dhe shantazhe ndaj bujqve nga ana e cilit do bodrum të verës. Vreshtarët duhet të formojnë çmime të cilat nuk do të jenë ofendues për punën e bujkut, por përkundrazi, do ta stimulojnë prodhimin. Qëllimi i takimit të sotëm është, jo vetëm bodrumi i verës i cili publikoi çmime tejet të ulëta blerëse të rrushit, por edhe të gjitha bodrumet e verërave të cilat bëjnë blerje, t’u thuhet se duhet të formojnë çmime të pranueshme blerëse të cilat do të jenë dinjitoze për punën e bujkut”, ceket në kumtesë.

Angazhimet e MBPEU-së, nënvizohet, çdoherë janë në drejtim për t’iu siguruar kushte më të mira të gjithë bujqve meqenëse raporti ynë ndaj tyre çdoherë është në frymën e partneritetit dhe çdoherë me respekt.

“Presim që edhe bodrumet e verës të sillen ashtu dhe se ato do të formojnë çmim të pranueshëm për blerje të rrushit nga rekolta e këtij viti”, theksohet në kumtesën nga MBPEU. ab/

 

 

Back to top button
Close
Close