EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Ministri britanik: Konservatorët nuk financohen me para ruse

Partia konservatore e kryeministrit britanik, Boris Xhonson nuk e ka financuar fushatën parazgjedhore me para ruse, ka deklaruar sot ministri për siguri, Brendon Luis.

Londër, 8 dhjetor 2019 (MIA) – Partia konservatore e kryeministrit britanik, Boris Xhonson nuk e ka financuar fushatën parazgjedhore me para ruse, ka deklaruar sot ministri për siguri, Brendon Luis.

“Jo, financimi i Partisë konservatore vjen nga njerëz që janë regjistruar në Komisionin zgjedhor dhe të cilët janë shtetas britanik”, ka thënë Luis për Bi-Bi-Si në pyetjen nëse partia është financuar nga para ruse.

Shtetasve të huaj nuk u lejohet të dhurojnë në partitë politike britanike. fab/

Back to top button
Close
Close