BotëBotë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Ministri amerikan i Shëndetësisë Azar për vizitë në Tajvan 

Ministrisë i Shëndetësisë i SHBA-së, Aleks Azar është për vizitë zyrtare në Tajvan. Kjo është vizita e parë zyrtare në ishullin nga një përfaqësues i lartë amerikan që nga viti 1979.

Uashington, 10 gusht 2020 (MIA) – Ministrisë i Shëndetësisë i SHBA-së, Aleks Azar është për vizitë zyrtare në Tajvan. Kjo është vizita e parë zyrtare në ishullin nga një përfaqësues i lartë amerikan që nga viti 1979.

Azari i vlerësoi përpjekjet e Tajvanit për t’u ballafaquar me pandeminë e koronavirusit, duke i përmendur shembull “natyrën transparente dhe demokratike” të ishullit.

Në konferencën e sotme për shtyp në Tajpej me Presidenten Caj Ing-ven, Azar e theksoi mbështetjen e fortë dhe miqësinë që presidenti Donald Tramp e ka shprehur më parë me qëllim të forcimit të marrëdhënieve me autonominë e ishullit.

Në vitin 2018 Tramp e nënshkroi Ligjin për vizitat zyrtare në Tajvan i cili parashikon vizita bilaterale të nivelit të lartë.

Në Tajvan deri më tani janë regjistruar vetëm 477 persona të infektuar me Kovid-19 dhe shtatë vdekje.
Kina e kundërshton vizitën e Azarit në Tajvan, pasi ishulli për të është territor kinez. Pekini kërcënon ta aneksojë ishullin me çdo kusht, nëse është e nevojshme me ndihmën e forcës ushtarake. Pekini e ka bllokuar pjesëmarrjen e Tajpejt në politikën ndërkombëtare, siç është votimi i KB-së kundër pjesëmarrjes së vendit në punën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ing-ven, i cili ka një qëndrim të fortë për pavarësinë e Tajpejit nga Pekini në deklaratën sot i dënoi aksionet e Kinës.

Javën e kaluar, Kina dërgoi protestë zyrtare në SHBA, pasi Azari paralajmëroi se ai synon ta vizitojë Tajvanin dhe i bëri thirrje Uashingtonit t’i ndërpresë të gjitha kontaktet zyrtare me ishullin. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close