EvropëEvropë.Portal

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të diskutojnë për Hong Kongun

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për situatën në Hong Kong në një takim të planifikuar për 13 korrik, deklaroi sot në konferencë për shtyp në Lubjanë Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Hajko Mas, vendi i të cilit aktualisht kryeson me BE-në.

Berlin, 3 korrik 2020 (MIA) – Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për situatën në Hong Kong në një takim të planifikuar për më 13 korrik, deklaroi sot në konferencë për shtyp në Lubjanë Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Hajko Mas, vendi i të cilit aktualisht kryeson me BE-në.

Ai më parë vuri në dukje se zbatimi i ligjit të ri të Kinës për sigurinë kombëtare në Hong Kong “është jashtëzakonisht shqetësues sepse besojmë se autonomia e Hong Kongut gradualisht po shkatërrohet”.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ndërkohë, ka bërë komente të ngjashme, duke e shprehur frikën se “ligji i diskutueshëm e kërcënon autonominë e Hong Kongut”. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close