EvropëEvropë.Portal

Ministrat e punëve të brendshme të BE-së në takim me fokus në Kovid 19 dhe gjendjen në kufirin greko-turk

Ministrat e punëve të brendshme të Bashkimit Evropian sot duhet të takohen në Bruksel me tema kryesore të bisedës për pandeminë e Kovid-19 dhe gjendjen e tensionuar në kufirin greko-turk.

Bruksel, 13 mars 2020 (MIA) – Ministrat e punëve të brendshme të Bashkimit Evropian sot duhet të takohen në Bruksel me tema kryesore të bisedës për pandeminë e Kovid-19 dhe gjendjen e tensionuar në kufirin greko-turk.

Ministrat duhet të brifojnë për ngjarjet më të reja në kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian me Turqinë, ku mijëra emigrantë kanë tentuar ta kalojnë bllokun.

Përfaqësuesit zyrtarë të BE-së publikuan javën e kaluar se pjesëtarë shtesë kufitarë dhe para do të dërgohen në Athinë që të parandalohen kalimet ilegale. Ministrat e punëve të brendshme duhet të dëgjojnë si ecë zbatimi i masave.

Ato gjithashtu duhet të bisedojnë edhe për ballafaqimin me situatën pas shpërthimit të pandemisë me koronavirusin e ri, që vazhdon të përhapet nëpër tërë Evropën.

Italia është vendi më i prekur në BE, ku në fuqi janë masat drastike për ndalimin e përhapjes së virusit nga i cili deri tani kanë vdekur mbi 1.000 njerëz. sn/

Back to top button
Close
Close