EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Ministrat e Financave të Eurozonës arritën marrëveshje për dalje nga kriza

- Pas disa ditëve negociata intensive, është arritur marrëveshje mbrëmë për pakon e masave për dalje nga kriza socioekonomike e shkaktuar nga pandemia Kovid-19 nga ana e Eurogrupit.

Bruksel, 10 prill 2020 (MIA) – Pas disa ditëve negociata intensive, është arritur marrëveshje mbrëmë për pakon e masave për dalje nga kriza socioekonomike e shkaktuar nga pandemia Kovid-19 nga ana e Eurogrupit.

Ministrat e Ekonomisë u morën vesh për katër masa themelore, në mesin e të cilave aktivizimin e Mekanizmit Evropian për Solidaritet (MES), i vendosur gjatë krizës së borxheve në BE dhe i cili shërben si fond i vazhdueshëm për shpëtim të eurozonës.

Për herë të parë do të aktivizohen linjat kredituese të këtij mekanizimi në vlerë prej 240 miliardë euro, por për dallim të periudhës së krizës së borxheve, këto kredi nuk do të jenë mjet i kushteve të rrepta dhe masa të ndjekjes, siç ishte rasti me Greqinë. Megjithatë, me kërkesë të vendeve kursyese si Holanda, do të sillen disa “kushte të lehta”, ndërsa paratë do të duhet të shërbejnë për shpenzime “direkt ose indirekt” në lidhje me nevojat shëndetësore, që është më pak se ajo që e kërkoni vende si Spanja dhe Italia.

Shpenzimet që kanë të bëjnë me shëndetësinë do të lirohen nga kushtet paraprake, përderisa ato në lidhje me nevojat socioekonomike do të kushtëzohen, sqaroi ministri holandez i Financave, Volke Hukstra në Tuiter.

Takimi paraprak i ministrave të Financave pa marrëveshje për shkak të dallimeve të mëdha mes vendeve veriore, kursimtare dhe vendet jugore të cilët janë më të prekura nga kriza dhe kërkojnë solidaritet më të madh.

Presidenti i Eurogrupit, Mario Senteno, porositi se MES do të jetë operativ në afat prej dy javëve.

Vendet jashtë eurozonës do të munden gjithashtu të shfrytëzojnë pjesërisht ndihmë nga mekanizimi sipas kritereve të caktuara. Ministrat u angazhuan se pasi që të përfundojë kriza, do t’i “kthejnë në rend” financat e tyre publike. Deri atëherë edhe Komisioni Evropian, rojtar i buxhetit të BE-së, pranoi që t’i ngrijë rregullat e vështira buxhetore të vendeve anëtare.

Vendet mbrëmë u pajtuan që të punojnë në Fondin për rifillim të ekonomisë që duhet t’iu ndihmojë ekonomive evropiane që të dalin nga kriza e cila i pret pas kësaj pandemie. Ky fond, sipas komisarit për Ekonomi, Paolo Xhentiloni, do të sigurojë financime përmes buxhetit të BE-së dhe do të jetë i lidhur drejtpërdrejtë për të, financimet do të ishin në përputhje me prioritetet kryesore politike të Komisionit Evropian, si Pakti i Gjelbër, për shembull.

“Fondi pritet të jetë funksional për gjashtë muaj dhe të mbulojë shpenzimet e nevojshme në vlerë deri pesëqind miliardë euro. Megjithatë, askush në BE nuk e përdor fjalën eurobono. Edhe pse disa vende vlerësojnë se financimi i fondit do të duhet të dalë nga dhënia e një huaje të përbashkët, të tjerë kërkojnë mënyrë “alternative” të financimit. Tema së pari do të duhet të diskutohet.

Vendet u morën vesh edhe për propozimin e Komisionit Evropian të publikuar javën e kaluar që të vendoset mekanizëm për financim të sistemeve nacionale për papunësi dhe me këtë t’iu ndihmohet qytetarëve të cilët kanë mbetur përkohësisht ose përgjithmonë pa punë për shkak të krizës. Fondi, i quajtur SURE, do t’iu japë hua vendeve anëtare deri në njëqind miliardë euro. Holanda vlerëson se ky mekanizëm duhet të jetë i përkohshëm.

Marrëveshje ishte arritur edhe për ndihmë nga ana e Bankës Evropiane për Investime për krijimin e fondit panevropian i cili do t’iu japë garanci ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në BE për dalje nga kriza. fc/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close