0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikë

Milloshoski nesër në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit

Deputeti i VMRO-DPMBE-së opozitare Antonio Milloshoski  nesër në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dihet t'i dorëzojë regjistrimet që dje i publikoi në konferencën për shtyp lidhur me ish-kryeministrin Zoran Zaev.

Shkup, 24 shkurt 2020 (MIA) – Deputeti i VMRO-DPMBE-së opozitare Antonio Milloshoski  nesër në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dihet t’i dorëzojë regjistrimet që dje i publikoi në konferencën për shtyp lidhur me ish-kryeministrin Zoran Zaev.

Milloshoski në konferencë për shtyp e publikoi regjistrimin  e dytë audio, në të cilin, siç tha dëgjohet zëri i Zaevit, si ai si kryeministër ka marrë vendime në emër të Gjykatës Supreme dhe të PSP-së dhe  se ka qenë në bashkëpunim me ish-prokuroren speciale Katica Janevën për të gjitha vendimet e saj.

“Bombën” e parë e Milloshoski e lëshoi gjatë debatit në Komisionin kuvendor për çështje evropiane, në të cilën është shqyrtuar Propozimi-ligji për Prokurori Publike. Në regjistrim, gjoja, Zaevi ka biseduar me një person tjetër për financimin e televizionit të të dyshuarit të parë në rastin “Reket”, Bojan  Jovanovski.

Back to top button
Close
Close