Partitë politike

Milloshoski: LSDM të pranojë që politikanë të amnistuar të mos mundin të kryejnë funksion shtetëror ose publik

Pres konferenca e sotme do të jetë në temë lidhur me interpretimin autentik ku do të përsëris, dje LSDM kishte shansin të miratojë interpretim autentik si të dojë, pa pasur obstruksion nga kushdo në Komisionin parlamentar për çështje ligjvënëse- juridike.

Shkup, 5 dhjetor 2019

Pres konferenca e sotme do të jetë në temë lidhur me interpretimin autentik ku do të përsëris, dje LSDM kishte shansin të miratojë  interpretim autentik si të dojë, pa pasur obstruksion nga kushdo në Komisionin parlamentar për çështje ligjvënëse- juridike. Por duket se në moment të fundit, ndonjë jurist më i mirë nga ministrja Deskoska u ka thënë se nëse miratojnë interpretim autentik se Neni 11 nuk ekziston interpretimi i njëjtë do të duhet ligjërisht të ndërtohet ose të anulohet Neni 11 në Ligjin për amnisti të vitit 1993 e këndej. Dhë në atë rast politikani i vetëm kujdestar, shfrytëzues i amnistive politike, z. Zaev do të bjente përsëri në gjyq, ose do të duhej të hapej rasti Global për të cilin i faluri Zaev ishte amnistuar në vitin 2008.

Në këtë moment kemi dy politikanë të amnistuar që merren me politikë, ai është kryeministri Zaev, ndërsa i dyti është sekretari shtetëror në Ministrinë për Pushtet Lokal në Strumicë që poashtu është falur për rastin Global në vitin 2008.

Puna e dytë që dua sot të theksoj është konfuzioni që ekziston në ekipin juridik të LSDM-së. Në vitin 2016 kur Gjykata Kushtetuese ka vendosur për anulimin e një pjese të ndryshimeve të Ligjit për amnisti të vitit 2009, kemi katër gjykatës kushtetues që kanë pasur mendim të ndarë, nuk janë pajtuar me vendimin e Gjykatës kushtetuese.

Ata katër gjykatës janë z.Gaber Damjanovska, anëtar i LSDM-së, funksionar i LSDM-së, momentalisht drejtor i Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik, z. gjykatësi kushtetues Ismail Dardhishta, z. gjykatëse Gëzime Starova me propozim të presidentit Cërvenkovski është zgjedhur për gjykatës kushtetues dhe z. gjykatës, sot kryetar i Gjykatës kushtetuese, Sali Murati. Këto gjykatës në vitin 2016 në mendimin e ndarë theksojnë se gjykata kushtetuese me heqjen e një pjese të ndryshimeve të Ligjit për amnisti e kthejnë në fuqi juridike Nenin 11 në bazë të së cilës kryetari i shtetit mund sipas vlerësimit të vet, në interes të republikës të sjell akte individuale për amnisti.

Prandaj pyetja jonë kryesore deri te LSDM është se kush e udhëheq ekipin juridik në këtë parti politike ku sa ka funksionarë dhe juristë, aq ka edhe mendime të ndryshme. Dhe në këtë konfuzion juridik në partinë qeveritare me të vërtetë është e panevojshme të krijohet pasiguri juridike në mbarë shtetin po dhe pasiguri juridike te qytetarët, gjykatat dhe institucione tjera që duhet të merren me këtë materie të rëndësishme.

Pres konferencë e Antonio Milloshoskit, deputet i VMRO-DPMNE-së

_________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

 

Back to top button
Close
Close