0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderKronikëKronikë.PortalPolitikë

Milloshoski ia dorëzoi Ruskoskës audioincizimin që e lëshoi në komisionin kuvendor

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit e ka dorëzuar audio incizimin të cilin, siç thotë, e ka marrë nga një informator, ndërsa në të cilin supozohet se dëgjohet zëri i ish-kryeministrit, Zoran Zaev.

Shkup, 19 shkurt 2020 (MIA) – Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit e ka dorëzuar audio incizimin të cilin, siç thotë, e ka marrë nga një informator, ndërsa në të cilin supozohet se dëgjohet zëri i ish-kryeministrit, Zoran Zaev.

Ai pasi ia ka dorëzuar audioincizimin prokurores Vilma Ruskovska, tha se ka marrë premtime se materiali do të përdoret si dëshmi në rastin Aleanca ndërkombëtare, ku të dyshuar janë Boki 13, babai i tij si dhe Frosina Remenski.

“Prokurorja ishte korrekte, bëri procesverbal për materialin e dorëzuar dhe tha se do ta kyç në hetimin për Aleancën ndërkombëtare. Siç thashë, këto regjistrime dëshmojnë se Zoran Zaev ka ditur për financimin e kësaj organizate joqeveritare dhe të 1TV-së”, tha Milloshoski.

Sipas tij, më së miri do të ishte Ruskovska t’i bëjë thirrje Zaevit të japë sqarime për bisedën.

Incizimin që sot e dorëzoi në Prokurori, Milloshoski javën e kaluar e prezentoi në seancën e komisionit kuvendor.

Ai sqaroi se ka dhënë vetëm një bisedë, atë të cilin e ka lëshuar në seancën e komisionit kuvendor, por jo edhe material për të cilin kërkoi leje për ta prezentuar në seancë plenare, për çka nuk mori leje nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Dhashë gjithçka pata, nëse marr materiale të tjera, do t’i dorëzoj edhe ato”, tha Milloshoski.

Dorëzimin e audioincizimeve sot me kumtesë të shkurtër e konfirmuan edhe nga Prokuroria.

“Sot në Prokurorinë Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, me kërkesën e tij, prokurorja Vilma Ruskovska e ka pranuar deputetin Antonio Milloshoski. Në takim Milloshoski dorëzoi audio material për të cilin pas përgjimit dhe analizimit të së njëjtit do të sillet vendim për përdorimin e mëtejmë të materialit”, thuhet në kumtesë. shk/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close