0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Milloshoski: Ekzistojnë mundësi të caktuara për marrëveshje për ligjin e prokurorisë publike, nëse kjo vendoset si prioritet

Ekipi juridik i VMRO-DPMNE-së gjatë ditëve në vijim do ta analizojë propozim ligjin e ri për prokurorin publike, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet të dakordohet termin për takim me përfaqësuesit e ekipit qeveritar gjegjësisht LSDM-në dhe BDI-në dhe shkëmbimin e argumenteve.

Shkup, 17 janar 2020 (MIA) – Ekipi juridik i VMRO-DPMNE-së gjatë ditëve në vijim do ta analizojë propozim ligjin e ri për prokurorin publike, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet të dakordohet termin për takim me përfaqësuesit e ekipit qeveritar gjegjësisht LSDM-në dhe BDI-në dhe shkëmbimin e argumenteve.

Antonio Milloshoski, nga grupi punues i VMRO-DPMNE-së, thotë edhe pse deri në shpërndarjen e Parlamentit ka më pak se një muaj, ekzistojnë mundësi të caktuara, nëse kjo vendoset si prioritet, të arrihet pëlqim për ligjin për prokurorinë publike.

“Gjatë ditës së djeshme fituam propozim ligj nga ana e partnerit të koalicionit qeveritar LSDM dhe BDI për prokurorinë publike. Ky tashmë është teksti i tretë – propozim ligji për prokurorinë publike, me tekst më ndryshe nga ato tre paraprakët dhe nga ai i cili ende është në procedurë kuvendore. Do të ishte korrekte nga shumica e Kuvendit nëse ky propozim ligj i cili gjendet në procedurë kuvendore ta tërheqin që të mundemi të bisedojmë për tekstin e ri të propozuar”, tha Milloshoski.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, i cili është në grupin punues opozitar për ligjin, thotë se nga ajo që ka mundur të shohë në dispozitat kalimtare dhe përfundimtare të propozimit, sërish lihet një tentim ligjor që ekipi i PSP-së të  “vendoset” në një mënyrë në ekipin e prokurores Vilma Ruskoska.

Deklaratën e eurokomisarit për zgjerim Oliver Varheej, Milloshoski tha se e interpretojnë si deklaratë e cila e përgënjeshtron ministren e Drejtësisë Deskoska se miratimi i këtij ligji nuk është i domosdoshëm. sn/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close