EvropëEvropë.Portal

Miliarderi britanik dhuroi një milion stërlina për fushatën zgjedhore të Xhonsonit

Piter Hargrivs, njëri ndër personat më të pasur në Britani të Madhe dhe donatori i dytë më bujar për fushatën për daljen nga BE-ja në vitin 2016, i dhuroi një milionë stërlina kryeministrit britanik Boris Xhonson për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen javën e ardhshme.

Londër, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Piter Hargrivs, njëri ndër personat më të pasur në Britani të Madhe dhe donatori i dytë më bujar për fushatën për daljen nga BE-ja në vitin 2016, i dhuroi një milionë stërlina kryeministrit britanik Boris Xhonson për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen javën e ardhshme.

Hargrivs,i cili është themelues i kompanisë për shërbime financiare “Hargrivs Lansdaun”, deklaroi se druan nga mundësia që Mbretëria e Bashkuar të mbetet në BE.

“Zgjedhësit votuan të dalim, të dalim plotësisht. Në referendum nuk bëhet fjalë për shtëpi për qëndrim të përkohshëm. Njerëzit u pyetën nëse duan të mbesin apo të dalin, ndërsa ata votuan për dalje”, theksoi 73 vjeçari.

Hargrivs dhuroi edhe pse vitin e kaluar e quajti Xhonsonin “palaço”.

Xhonsoni shpreson se do të fitojë në zgjedhjet e 12 dhjetorit, me qëllim që ta zbatojë marrëveshjen për Bregzitin, të cilën e dakordoi me BE-në.

Таг
Back to top button
Close
Close