0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderShoqëri

Milevski dha deklaratë në stacion policor për të gjitha audio xhirimet e publikuara në rrjetet sociale

Zoran Milevski-Kiçeec dha deklaratë në stacionin policor Karposh për të gjitha audio-xhirimet e publikuara në rrjetet sociale ku gjoja dëgjohet zëri i tij.

Shkup, 2 korrik 2020 (MIA) – Zoran Milevski-Kiçeec dha deklaratë në stacionin policor Karposh për të gjitha audio-xhirimet e publikuara në rrjetet sociale ku gjoja dëgjohet zëri i tij.

“Nga ana e MPB-së, personit Z.M. iu parashtrua ftesë të paraqitet në bisedë informative sot në stacionin policor Karposh, sipas nenit 276 të LPP, ndërkaq lidhur me audio xhirimet e publikuara në rrjetet sociale. Z.M. sot erdhi në SP Karposh së bashku me avokatin e tij dhe në bazë të dëshmisë së tij do të formulohet njoftim për PTHP-në”, kumtuan nga MPB për MIA-n.

Njëherit, gjatë ditëve të kaluara në rrjetet sociale u publikuan audio xhirime, të cilat gjoja janë biseda të xhiruara mes Kiçeec dhe politikanëve. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close