BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Mikonos dhe Halkidiki prej sot nën masa restriktive

Nga ora 6 sot në mëngjes në Halkidiki dhe në ishullin Mikonos hynë në fuqi masat e reja të jashtëzakonshme restriktive, që i ka miratuar Qeveria greke për parandalimin e përhapjes shtesë të koronavirusit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 21 gusht 2020 (MIA) – Nga ora 6 sot në mëngjes në Halkidiki dhe në ishullin Mikonos hynë në fuqi masat e reja të jashtëzakonshme restriktive, që i ka miratuar Qeveria greke për parandalimin e përhapjes shtesë të koronavirusit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas vendimit ministror të publikuar në gazetën zyrtare të Greqisë, deri më 31 gush të vitit 2020, maska është e obligueshme edhe në sipërfaqe të hapura edhe në të mbyllura, anulohen të gjitha ngjarjet dhe manifestimet, ndërsa nëpër kafene, restorante dhe të ngjashme, lejohen më së shumti katër persona në një tavolinë.

Masat e ngjashme restriktive janë në fuqi të ishujve Paros, Andiparos dhe Poros.

Në Mikonos dhe Halkidiki, si dhe në 16 rajone të tjera grek dhe objekte hotilerike, kafene dhe të ngjashme është ndaluar të punojnë nga mesnata deri në orën 7 të mëngjesit. sr/sn/

Таг
Back to top button
Close
Close