0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Mijëra të pranishëm në komemoracionin e Xhorxh Flojd në Mineapolis

Mijëra njerëz mbrëmë morën pjesë në komemoracionin e afroamerikanit Xhorxh Flojd, i cili të hënën e kaluar u vra gjatë arrestimit të policisë në Mienapolis.

Mineapolis, 5 qershor 2020 (MIA) – Mijëra njerëz mbrëmë morën pjesë në komemoracionin e afroamerikanit Xhorxh Flojd, i cili të hënën e kaluar u vra gjatë arrestimit të policisë në Mienapolis.

Persona të shquar, aktivistë të të drejtave të njeriut, politikanë, qytetarë të rëndomtë, miq dhe familjarët e të vrarit Flojd ishin mes të tubuarve në komemoracion.

Ata i dhanë respekt Flojdit duke qëndruar në heshtje tetë minuta e 46 sekonda, koha sa oficeri Derek Shovin e ka mbajtur gjurin në qafën e viktimës.

Prefekti i Mineapolis Xhejkob Frej u paraqit në fillimin e komemoracionit , duke u gjunjëzuar dhe duke qarë para arkivolit të Xhorxh Flojd.

Komemoracioni në Mineapolis është i pari prej një sërë tjerash, sepse komemoracione do të mbahen edhe në dy qytete në SHBA. sn/

Back to top button
Close
Close