BotëBotë.Portal

Mijëra palestinez në protestë shkaku i planit paqësor të Trampit

Mijëra palestinez protestojnë sot në qytetin e Gazës para shpalljes së planit paqësor të administratës së presidentit amerikan Donalld Tramp, e cila pritet të jetë në favor të Izraelit.

Gazë, 28 janar 2020 (MIA) – Mijëra palestinez protestojnë sot në qytetin e Gazës para shpalljes së planit paqësor të administratës së presidentit amerikan Donalld Tramp, e cila pritet të jetë në favor të Izraelit.

Protestuesit kanë djegur fotografi të Trampit dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe kanë theksuar transparente me porosi “Palestina nuk është në shitje”.

Përfaqësuesi i lartë i Hamasit, Kalil al Haja ka deklaruar se lëvizja dhe “gjitha fraksionet” do t’i bashkëngjiten takimit i planifikuar për sot pasi Trampi do ta publikojë planin.

Lëvizja sunite islamiste palestineze Hamas e cila në Kartën e saj fton në shkatërrimin e Izraelit, në vitin 2007 e ka marrë kontrollin mbi Ripin e Gazës nga forcat lojale të lëvizjes Fatah. fab/

Таг
Back to top button
Close
Close