BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Micotakis: Vaksina është dhuratë e Vitit të Ri për vitin 2021

Ndaj pandemisë dhe vaksinës, theksin e vendosën presidentja e Greqisë, Katarina Sakelaropullu dhe kryeministri grek, Kirjakos Micotakis në video porositë e tyre të fundvitit deri te qytetarët, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë. 

Athinë, 1 janar 2021 (MIA) – Ndaj pandemisë dhe vaksinës, theksin e vendosën presidentja e Greqisë, Katarina Sakelaropullu dhe kryeministri grek, Kirjakos Micotakis në video porositë e tyre të fundvitit deri te qytetarët, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Sakelaropullu ka thënë se “vaksina është pasaportë për lirinë tonë”, ndërsa Micotakisi se “vaksina është pasaportë për jetë më të mirë”, por edhe dhuratë e ndërrimit të motmoteve.

Kryeministri grek ka thënë se tani është koha “me pjekuri të kalohet ura mes fundit të luftës kundër koronavirusit dhe fillimit të betejës për progres”.

“Vaksina kundër Kovid-19 paraqet dhuratë për vitin 2021, ndërsa dhuratë prej neve është pranimi i plotë, pasi ajo nënkupton vetëmbrojtje por edhe solidaritet ndaj të dashurve tanë”, ka thënë Micotakisi.

Presidentja greke ka thënë se “porosi më optimiste për Vitin e Ri veçmë ka arrit, ajo është vaksina, pasaporta për lirinë tonë”.

“Vaksinimi është akt i vetrespektimit dhe respektimit të shoqërisë si tërësi, më efikas sipas ekspertëve, mburojë për mbrojtje të shëndetit personal dhe publik. Por rruga e normalitetit nuk është e shkurtë dhe e lehtë. Do t’i tejkalojmë të gjitha bashkë, duke lënë pas vete skepticizmin tonë, me kujdes dhe të koordinuar, duke respektuar protokollet shëndetësore deri në qëllimin tonë final: imunitet të shoqërisë”, ka porositur Sakelaropullu dhe ka thënë se viti 2021 do të jetë vit i shpresës dhe rikuperimit. sr/fab

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close