BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Micotakis, Merkel dhe fon der Lajen biseduan për ndërtimin e qendrës së re të refugjatëve në Lezbos

Për bashkëpunimin operativ me Bashkimin Evropian në qendrën e re ekzistuese për refugjatë dhe emigrantë që do të ndërtohet në Lezbos, përmes video konferencës, kryeministri grek Kiriakos Micotakis bisedoi me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe me kryetaren e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 18 shtator 2020 (MIA) – Për bashkëpunimin operativ me Bashkimin Evropian në qendrën e re ekzistuese për refugjatë dhe emigrantë që do të ndërtohet në Lezbos, përmes video konferencës, kryeministri grek Kiriakos Micotakis bisedoi me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe me kryetaren e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Gjatë bisedës, Micotakis u prezantoi edhe video nga kampi i ri i përkohshëm në Kara Tepe, duke e krahasuar me situatën në Moria.

Në kampin e ri vendosen refugjatë dhe emigrantë të cilët mbetën në rrugë pasi që para rreth dhjetë ditësh shpërtheu zjarr në kampin më të madh të refugjatëve në Greqi.

Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, sot u transferuan edhe rreth 2.000 refugjatë dhe emigrantë, me çka në kampin e ri të përkohshëm tashmë ka rreth 7.000 persona.

Nga testet e bëra për Kovid-19 para vendosjes nëpër tenda, pozitivë rezultuan 174 refugjatë dhe emigrantë. ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close