BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Micotakis: Greqia fitoi presidente e cila i bashkon të gjithë greket dhe grekët

Me shumicë votash u zgjodh gruaja e parë presidente e Greqisë, Ekaterini Sakaelaropullu, juriste e shquar, gjykatëse, person që i bashkon të gjithë greket dhe grekët, tha kryeministri grek, Kirjakos Micotakis menjëherë pas votimit në Parlament dhe zgjedhjen e Sakaelaropullut për presidente të Greqisë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina

Athinë, 22 janar 2020 (MIA) – Me shumicë votash u zgjodh gruaja e parë presidente e Greqisë, Ekaterini Sakaelaropullu, juriste e shquar, gjykatëse, person që i bashkon të gjithë greket dhe grekët, tha kryeministri grek, Kirjakos Micotakis menjëherë pas votimit në Parlament dhe zgjedhjen e Sakaelaropullut për presidente të Greqisë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis shtoi se “sot është një ditë e rëndësishme, e bukur, me diell për Greqinë”, theksoi se vendi po hyn në epokën e re me gruan e parë presidente dhe sot u hap një dritare drejt së ardhmes, ndërsa Greqia për president të shtetit fiton një personalitet e cili e simbolizon tranzicionin në epokën e re.

“Që në momentin e parë kur filloi ky proces thashë që do të përpiqem të propozoj një person që do ta simbolizonte unitetin e popullit grek. Më vjen mirë që rezultati i votimit të sotëm konfirmoi se për punët e mëdha akoma mund të dakordohemi. Greqia e re që po agon po hyn në epokën e re me gruan e parë presidente në Greqi, zonjën Ekaterini Sakaelaropullu. Sot u hap një dritare drejt së ardhmes dhe siç vendi ynë hyn më me optimizëm në dekadën e tretë të shek 21, për president të shtetit fiton një personalitet i cili e simbolizon pikërisht këtë tranzicion në epokën e re”, tha Micotakis dhe shtoi se është i sigurt që me Sakelaropullun do të kenë bashkëpunim efektiv “gjithmonë në favor të atdheut”.

Menjëherë pas votimit, kryeministri grek, përmes telefonit bisedoi me presidenten e re të vendit, e uroi dhe  shprehu kënaqësinë që ishte zgjedhur që nga votimi i parë dhe nga një shumicë kaq e madhe. sr/ls/fab

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close