BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Micotakis: Greqia do të vendosë veto në BE nëse në vendimin për Libinë nuk përfshohet shfuqizimi i memorandumit me Turqinë

 Nëse zgjidhja politike për Libinë nuk përfshin shfuqizim të memorandumit të nënshkruar me Turqinë, atëherë Greqia do të vendosë veto në BE edhe atë në nivel të ministrave të punëve të jashtme, porositi kryeministri grek Kirjakos Micotakis në intervistën për televizionin grek "Alfa", lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 17 janar 2020 (MIA) – Nëse zgjidhja politike për Libinë nuk përfshin shfuqizim të memorandumit të nënshkruar me Turqinë, atëherë Greqia do të vendosë veto në BE edhe atë në nivel të ministrave të punëve të jashtme, porositi kryeministri grek Kirjakos Micotakis në intervistën për televizionin grek “Alfa”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Dua plotësisht të jem i qartë dhe këtë ua transmetova kolegëve të mi evropianë. Greqia në nivel të Samitit të BE-së asnjëherë nuk do të pranojë zgjidhje politike për Libinë që si parakusht nuk do të ketë shfuqizimin  e memorandumit. Do të vendosim veto në nivel të ministrave të punëve të jashtme.  Do të thotë përsëris. Në asnjë rast Greqia nuk do të pajtohet me zgjidhje politike në Libi, e cila nuk do ta ketë si parakusht shfuqizimin e këtij memorandumi, veçanërisht memorandumin për zgjidhjen e zonave detare të pretenduara midis Libisë dhe Turqisë”, tha Micotakis.

Lidhur me konferencën e ardhshme për Libinë që të dielën do të mbahet në Berlin, ndërsa në të cilën Greqia nuk është ftuar, Micotakisi theksoi se duhet vendi të marrë pjesë për të biseduar “për të ardhmen e një vendi  për stabilitetin e të cilit i intereson edhe Evropës, dhe veçanërisht i intereson Greqisë.

Kryeministri grek paralelisht theksoi se për zgjidhje konkrete sot në telefon do të bisedojë me kancelaren gjermane Angela Merkelin. sr/

Таг
Back to top button
Close
Close