0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderPartitë politikePolitikëVideo deklaratë

Mickovski: Po përqendrohemi në bisedime për Qeveri të re

- VMRO-DPMNE-ja gjatë periudhës së kaluar, por edhe në periudhën e ardhshme përqendrohet në bisedime për formimin e shumicës së re parlamentare, që do të nënkuptojë edhe Qeveri të re. Qeveri e cila do të përqendrohet në përballjen me problemet e vërteta, para së gjithash pandemisë së shkaktuar nga Kovid-19 dhe përballjen me pasojat e saj dhe përballjen me krizën ekonomike e cila është e pranishme dhe të gjithë po e ndjejmë si qytetarë, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski pas mbledhjes konstituive në Kuvend.

Shkup, 4 gusht 2020 (MIA) – VMRO-DPMNE-ja gjatë periudhës së kaluar, por edhe në periudhën e ardhshme përqendrohet në bisedime për formimin e shumicës së re parlamentare, që do të nënkuptojë edhe Qeveri të re. Qeveri e cila do të përqendrohet në përballjen me problemet e vërteta, para së gjithash pandemisë së shkaktuar nga Kovid-19 dhe përballjen me pasojat e saj dhe përballjen me krizën ekonomike e cila është e pranishme dhe të gjithë po e ndjejmë si qytetarë, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski pas mbledhjes konstituive në Kuvend.

Mickovski potencoi se për këtë VMRO-DPMNE gjatë periudhës së kaluar do të jetë fuqishëm e përqendruar në formimin e shumicës së re parlamentare që, siç tha, do të mbështesë Qeveri të cilën do ta kryesojë VMRO-DPMNE dhe me sukses do të përballet me pasojat të cilat i përmenda.

“Por, çka do që do të ndodhë në bisedimet të cilat do t’i udhëheqë VMRO-DPMNE-ja në ditët në vijim dhe të cilat i udhëhiqte, deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët do të jenë pjesë e kësaj përbërje parlamentare do të jenë të përqendruar vetëm në propozime të cilat do të nënkuptojnë luftë të vërtetë kundër korrupsionit dhe krimit. Do të flasim zëshëm në qeverinë e re të cilën shpresojmë se do ta formojë VMRO-DPMNE-ja dhe menjëherë me masa intensive do të përballemi me këto sfida të cilat me të vërtetë i mundojnë qytetarë tanë”, potencoi Mickovski.

Ai pret që në ditët në vijim VMRO-DPMNE të tentojë të sigurojë shumicë parlamentare e cila në të ardhmen do të mbështesë, siç tha, një “qeveri të vërtetë reformuese e cila në vijë të shpejtë do ta dërgojë Maqedoninë para anëtarësimit të barabartë në BE”.

Mickovski deklaroi se ashpër dhe në kundërshtim me të gjitha rekomandimet ndërkombëtare është ndryshuar Kodi Zgjedhor dhe akuzoi se zgjedhjet e fundit janë më jodemokratiket dhe të korruptuarat të cilat janë mbajtur në vend. Ai foli edhe për ekonominë në vend, të krizës ekonomike, me virusin korona dhe pasojat e tij dhe akuzoi se nuk ka vizion të qartë për procesin arsimor në vend dhe nuk dihet se çka do të ndodhë me nxënësit. fc/

Изјави по конститутивна седница во собранието на РСМ

Posted by MИА.mk on Вторник, 04 август 2020

 

 

Back to top button
Close
Close