0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePartitë politikeVideo deklaratë

Mickoski: Zgjedhje pasi përfundimisht ta luftojmë pandeminë me Kovid-19

VMRO-DPMNE do të shkojë në zgjedhje dhe do të fitojë, por e vetmja gjë që na frikëson dhe duhet të na frikësojë të gjithëve është se mbajmë rekordin për njerëz të infektuar me Kovid-19 në Ballkan, ndërsa çdo ditë kemi me nga disa të vdekur, deklaroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Sipas tij, partia opozitare është e gatshme për dialog dhe pas përfundimit të suksesshëm të pandemisë, mund të flasim për data dhe hapa më specifikë për zgjedhje.

Shkup, 2 qershor 2020 (MIA) – VMRO-DPMNE do të shkojë në zgjedhje dhe do të fitojë, por e vetmja gjë që na frikëson dhe duhet të na frikësojë të gjithëve është se mbajmë rekordin për njerëz të infektuar me Kovid-19 në Ballkan, ndërsa çdo ditë kemi me nga disa të vdekur, deklaroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Sipas tij, partia opozitare është e gatshme për dialog dhe pas përfundimit të suksesshëm të pandemisë, mund të flasim për data dhe hapa më specifikë për zgjedhje.

“Nëse nga ky prizëm si person, si qytetar kërkoni përgjigje nga unë, përgjigjja do të ishte: Ju lutemi, le të përpiqemi të shpëtojmë sa më shumë jetë njerëzish dhe të punojmë me qytetarët tanë në protokolle, masa, për t’i mbrojtur ata nga infeksioni i mundshëm i këtij virusi. Le ta përfundojmë së pari këtë, sepse shohim që kanë kaluar tre muaj pas nesh të hedhura në erë, asgjë nuk ndodhi, le ta përfundojmë së pari këtë dhe pastaj terminin e parë të lirë t’i organizojmë ato zgjedhje. Kjo duhet të ndodhë pasi ta luftojmë përfundimisht këtë pandemi”, tha Mickoski.

I pyetur se çfarë do të bëjë partia e tij nëse LSDM dhe BDI vendosin për zgjedhjet më 5 korrik, Mickoski tha:  “ju lumtë atyre nëse ata vendosin të shkojnë në zgjedhje në kohë kur numërojmë dhjetëra të sëmurë dhe disa të vdekur në ditë dhe se nuk ka asgjë për të shtuar ose hequr nga kjo pyetje”.

“Shtytja e qytetarëve në një periudhë të tillë për mua si person i përgjegjshëm dhe politikan do të thotë një rrezik shtesë për jetën e tyre”, tha Mickoski.

Ai theksoi se VMRO-DPMNE është gjithmonë për kompromis dhe bisedë dhe se ata janë në dispozicion të LSDM-së dhe BDI-së, nëse, siç tha ai, “ata vlerësojnë se kanë nevojë për pozicionin e VMRO-DPMNE-së në situatën e re”.

Ai konfirmoi se ka pasur një komunikim ndërpartiak për marrëveshje për datën e zgjedhjeve parlamentare, por se është ndërprerë pas rritjes së numrit të personave të infektuar me Kovid-19 në vend, të premten.

“Nuk ndjehem rehat të flas për zgjedhje në situatë të tillë”, tha Mickoski. ls/shk/

Прес конференција на преетседателот на ВМРО-ДПМНЕ Христијан Мицковски

Posted by MИА.mk on Вторник, 02 јуни 2020

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close