0_Maqedoni.PortalPolitikë

Mickoski: Të respektohen të drejtat e punëtorëve

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dërgoi urim me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës - 1 Maji në të cilën shfaq shpresë se  punëtorët  do ta marrin vlerësimin dhe respektin e merituar.

Shkup, 1 maj 2020 (MIA) – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dërgoi urim me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës – 1 Maji në të cilën shfaq shpresë se  punëtorët  do ta marrin vlerësimin dhe respektin e merituar.

Në urim,  Mickoski potencon se  dita e sotme është simbol i luftës për të drejtat e punëtorëve dhe i shprehjes së solidaritetit të punës, por sipas tij sot një numër i madh i qytetarëve në shtet nuk mund ta realizojnë një të drejtë të tyre themelore – të drejtën e punës, pagës dhe jetës së rehatshme.

I bëj thirrje Qeverisë t’i respektojë  të drejtat materiale-sociale  të punëtorëve  të vërtetuara në Kushtetutë,  ligjet dhe  marrëveshjet kolektive dhe të kontribuojë për përparimin e tyre, duke i shfrytëzuar mekanizmat e dialogut social dhe negociatat kolektive. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close