0_Maqedoni.PortalPartitë politike

Mickoski: Shtrenjtimi i energjisë elektrike është rezultat i punësimeve parazgjedhore, pagesave artificiale dhe politika antireformuese e pushtetit

Shtrenjtimi i energjisë elektrike në kohë të pandemisë është goditje serioze mbi standardin e shtetit dhe xhepin e qytetarëve. Hapi i tillë  është planifikuar para zgjedhjeve dhe paraqet  mashtrim klasik nga ana e pushtetit, akuzoi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Shkup, 5 gusht 2020 (MIA) – Shtrenjtimi i energjisë elektrike në kohë të pandemisë është goditje serioze mbi standardin e shtetit dhe xhepin e qytetarëve. Hapi i tillë  është planifikuar para zgjedhjeve dhe paraqet  mashtrim klasik nga ana e pushtetit, akuzoi sot kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Mickoski e kualifikon si kalkulim politik vendimin e KRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike, sepse ishte sjellur pas përfundimit të zgjedhjeve,  ndërsa jo në fillim të korrikut  deri kur zgjat periudha  rregullatore. Arsyet, sërish, për  çmimin e rritur  të energjisë elektrike, ai i shikon në  marzhin e lartë  të furnizuesit universal,  në punësimet  masive partiake para zgjedhjeve, si dhe në pagesat artificiale të të punësuarve  në SHA EMV në baza të ndryshme (K-15, paga e 13-të, regrese për pushime vjetore), me qëllim, siç theksoi,  të blerjes së votave.

Nuk ka shtet tjetër në Evropë i cili tani, tha Mickoski, në kushte të KOVID, e rrit çmimin e energjisë elektrike. Kur të gjithë  i zvogëlojnë çmimet e fakturave ose  gjejnë mënyrë t’i subvencionojnë. Vetëm te ne rriten,   ndërsa me atë ,mundësohet  ekstra fitim i kompanisë private për  llogari të fundosjes së firmës shtetërore.

Mickoski në konferencën për shtyp sqaroi se si formohet çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe ekonominë në tregun rregullator. Megjithatë theksoi se është shumë e rëndësishme  të jepet përgjigje  në pyetjen pse SHA EMV furnizon 100 për qind, ndërsa jo 75 dhe të tjerat 25 për qind t’i dorëzojë në tregun e lirë, sipas çmimit të tregut  shumë më të lartë nga kjo që ia definon Qeveria  me çka mund të realizojë  të ardhura plotësuese prej 1,644 miliard denarë  dhe mund të kërkojë zvogëlim  të çmimit të energjisë elektrike. E rëndësishme është,  vlerësoi Mickoski,  edhe pyetja pse tolerohet aq marzh i lartë për furnizuesin universal.

Ata janë të paqëndrueshëm,  plotësoi lideri i VMRO-DPMNE-së,  krahasimet për  çmimin e energjisë elektrike me shtetet tjera sepse kjo bëhet në lidhje me  pagën mesatare mujore,  ndërsa sipas asaj, tha, ne paguajmë  energji elektrike më të shtrenjtë në Evropë.

“Nëse rishikohet marrëveshja e nënshkruar  në të kaluarën nën shumë dyshime dhe nëse rishikohet marzhi prej 11,5 për qind e  furnizuesit universal, do të arrini te përgjigjja pse paguajmë  energji elektrike më të lartë në Evropë. E mjaftueshme është të zvogëlohet  vetëm marzhi  i cili ishte jo më shumë se  pesë për qind para nënshkrimit të marrëveshjes. Atëherë të gjithë ne do të paguajmë  energji elektrike në kufijtë  e asaj që e paguajtëm vitin e kaluar”, tha Mickoski  dhe shtoi se  VMRO-DPMNE do të luftojë institucionalisht, por edhe jashtë institucionit  kundër këtyre, sipas tij, politikave të gabuara. sa/

Прес конференција на преетседателот на ВМРО-ДПМНЕ Христијан Мицковски

Posted by MИА.mk on Среда, 05 август 2020

 

Back to top button
Close
Close