0_Maqedoni.PortalPartitë politike

Mickoski: Ruskovska duhet të ngritë hetim sipas zërave pas dëshmisë së Jovanovskit në lëndën “Reket”

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski sot deklaroi se  nuk do të dëshironte të ishte e vërtetë  ajo që dje  në gjykimin në rastin "Reket" e ka thënë  Bojan Jovanovski. Mendon se pas dëshmisë së Jovanovskit, prokuroria duhet të ngrit hetim sipas zërave.

Shkup, 2 qershor 2020 (MIA) – Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski sot deklaroi se  nuk do të dëshironte të ishte e vërtetë  ajo që dje  në gjykimin në rastin “Reket” e ka thënë  Bojan Jovanovski. Mendon se pas dëshmisë së Jovanovskit, prokuroria duhet të ngrit hetim sipas zërave.

“Nuk do të dëshiroja të jetë e vërtetë ajo që e dëgjova? Pse në fund të ditës ai njeri ka qenë kryetar i qeverisë, dhe nëse ai njeri si kryetar i Qeverisë ka nxitur  punë të tilla atëherë ajo është e tmerrshme. Ende më e tmerrshme është që ai del dhe kërkon mandat  nga qytetarët  të vazhdojë me mënyrën e tillë. Unë jam i vetëdijshëm, dhe jam ndryshe nga ai dhe besoj  në mençurinë e qytetarëve dhe tërë atë të cilën e shohin dhe nuk do të tregoj,  siç thotë ai,  se qytetarët ishin fajtor  për atë që na ndodh por do t’i uroj  qytetarët që ishin të durueshëm kohëve të fundit, por faji duhet të kërkohet  te disa njerëz tjerë. Për atë nuk do të dëshiroja të besoj  se atë që e dëshmonte Bojan Jovanovski  dje është e vërtetë. Por, nëse është e vërtetë,  atë duhet ta hetojnë  organet sipas zërave  siç është prokuroria”, tha Mickovski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së tha se, megjithatë, nuk pret të ndodh kjo. Mickoski e ka kritikuar  prokuroren Villma Ruskovska,  e cila është dashur  menjëherë të ngritë  hetim sipas zërave pas dëshmisë së Jovanovskit, dhe për atë, shtoi ai, opozita dhe qytetarët nuk kanë besim në prokurorinë që ajo e udhëheq  as në sistemin e gjyqësisë. sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close