0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Mickoski: Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë është i pandryshuar

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski  duke qenë mysafir në emisionin e sontëm "360 Gradë" në TV Alsat-M, në lidhje me marrëveshjet  që vendi i lidhi me Greqinë dhe Bullgarinë, tha se qëndrimi i partisë në lidhje me këto marrëveshje është i qartë.

Shkup, 3 korrik 2020 (MIA) – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski  duke qenë mysafir në emisionin e sontëm “360 Gradë” në TV Alsat-M, në lidhje me marrëveshjet  që vendi i lidhi me Greqinë dhe Bullgarinë, tha se qëndrimi i partisë në lidhje me këto marrëveshje është i qartë.

“Qëndrimi ynë  lidhur me  njërën  marrëveshje dhe me tjetrën është i qartë dhe këtu është ii pandryshuar. As me marrëveshjen me Bullgarinë, as me fqiun tonë jugor. Ne as nuk jemi pajtuar, as  nuk mundemi në të ardhmen  të pajtohemi me atë që është atje”, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së Mickoski.

Potencoi, se tashmë kanë deklaruar se  që të bëjnë ç’farëdo lloj ndryshimi, atyre u nevojiten  kushte të caktuara të cilat, siç tha, do të mundohemi  t’i kënaqim  dhe se këtu nuk ka kurrfarë dileme. Shton se  prioritet i parë për të është afrimi i Maqedonisë drejt BE-së.

Mickoski vlerësoi se maqedonasit  ndjehen pa të drejta në komunat  ku nuk janë shumicë, duke theksuar se  nuk guxojnë të lejojnë ndarje të tilla.

“Maqedonasit  në këtë shtet  megjithatë janë shumicë  dhe ndjehen   në atë  pjesë totalisht  të margjinalizuar  dhe pa të drejta. Nëse ne vazhdojmë  ashtu  të funksinojmë  në mjediset  ku në përgjithësi  bashkësitë etnike të pakicave  janë shumicë  dhe praktikisht  mundohen ta shpërfillin shumicën në shtet ato janë maqedonasit, atëherë te maqedonasit  krijohet ndjenja  e qytetarëve  të rendit të dytë dhe kjo nuk është në regull”, tha Mickoski.

Mickoski theksoi se gjatë fushatës parazgjedhore  ka vizituar një numër të madh të qyteteve dhe fshatrave, është takuar me një numër të madh të  qytetarëve,  ndërsa atë që e ka ndjerë  është se populli dëshiron ripërtëritje dhe thelbi është se njerëzit  janë të pakënaqur  nga jeta, njerëzit duan ndryshime. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close