0_Maqedoni.PortalMakedonija.SlajderPartitë politikePolitikë

Mickoski: Politika nuk është pazar, por zgjuarsi dhe filozofi

Për mua politika nuk është pazar  dhe ky është gabimi që ka ndodhur  në përbërjen e kaluar parlamentare, por është filozofi, ndërsa për ndonjë deputet të mbështesë opsion  opsion të caktuar politik, duhet të ketë një pikë të caktuar e cila do ta lidhë  me programin që e ofron ai opsion politik. Në bazë të bisedave dhe të njerëzve  në të cilat besoj pa fund dhe janë pjesë e  grupit të deputetëve "Nga ripërtëritja e  Maqedonisë", nuk besoj se ekziston dikush që do ta mbështesë programin e Zaevit, e cila do të ishte program për punë të qeverisë së ardhshme të udhëhequr  nga LSDM, tha sot  lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas  konstituimit të përbërjes së re qeveritare.

Shkup, 4 gusht 2020 (MIA) – Për mua politika nuk është pazar  dhe ky është gabimi që ka ndodhur  në përbërjen e kaluar parlamentare, por është filozofi, ndërsa për ndonjë deputet të mbështesë opsion të caktuar politik, duhet të ketë një pikë të caktuar e cila do ta lidhë  me programin që e ofron ai opsion politik. Në bazë të bisedave dhe të njerëzve  në të cilat besoj pa fund dhe janë pjesë e  grupit të deputetëve “Nga ripërtëritja e  Maqedonisë”, nuk besoj se ekziston dikush që do ta mbështesë programin e Zaevit, i cili do të ishte program për punë të qeverisë së ardhshme të udhëhequr  nga LSDM, tha sot  lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas  konstituimit të përbërjes së re qeveritare.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas fjalimit, Mickoski edhe njëherë shprehu  bindje se VMRO-DPMNE do ta formojë  qeverinë  e re, e cila, siç theksoi, duhet të jetë reformuese, me plan të qartë dhe vizion për ballafaqim me sfidat.

Mickoski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme VMRO-DPMNE do t’i shpeshtojë  takimet me partitë politike të cilat janë pjesë e përbërjes së tanishme parlamentare,  por jo vetëm me ato  nga blloku shqiptar, por edhe me ato të koalicionit  të LSDM-së. Ndoshta edhe ata, tha, do ta njohin programin reformues të VMRO-DPMNE-së dhe do ta mbështesin.

Përvojat e përbërjes paraprake parlamentare, vlerësoi Mickoski, nuk mund të aplikohen nga kjo përbërje.

“Ta lëmë koha të tregojë se kush do ta formojë  shumicën parlamentare. Po, atyre deputetëve të cilëve u janë afruar personalitete misterioze të cilët thirren në udhëheqësinë e LSDM-së, u afruan, thanë dhe i hodhën poshtë me neveri. Edhe unë refuzoj të komentoj  lloj të tillë të pazarit sepse në atë mënyrë vetëm i demotivojmë  dhe demoralizojmë  bashkëqytetarët tanë për zgjedhjet e ardhshme që  pas një viti  do të jenë lokalet. Besoj në zgjuarsinë politike, programin politik dhe filozofinë politike, ndërsa jo në pazar siç  ndodhte në përbërjen e kaluar parlamentare”, theksoi Mickoski.

Ai tha se me Zaevin pajtohet vetëm për formim të  qeverisë stabile, reformuese, të orientuar, pa afera korruptuese, në të cilën do të participojnë  njerëz  të pangarkuar me afera korruptuese dhe krim,  e cila do t’i zbatojë reformat dhe në të cilën megjithatë  prioritet do të jenë gjyqësia, shëndetësia dhe arsimi.

Në lidhje me negociatat e ardhshme, tha se  koordinim tani për tani nuk kanë pasur,  janë koordinuar, siç është informuar, vetëm koordinuesit e grupeve të deputetëve  nga përbërja paraprake kuvendore.

Në pyetjen për PDSH-në, Mickoski u përgjigj se Menduh Thaçi vullnetarisht do të vendosë se cilin program do ta mbështesë.

“Në mbledhjet e ardhshme pres Thaçi të sjellë vendim të vërtetë, nëse do të mbetet në opozitë”, tha Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së në këtë rast kërkoi falje për kualifikimin që paraprakisht e tha Zoran Zaev, kur, duke i’u drejtuar njërit gazetar tha se punon për “një medium proqeveritar”.

“Për herë të parë kam dëgjuar se ka pasur edhe  medium proqeveritar. Jam i neveritur nga një fjalim i tillë. Unë në emër të tij  kërkoj falje  për sjelljen e tillë të keqe”, theksoi Mickoski. sa/

foto MIA arkiv

Back to top button
Close
Close